☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,709 ▼1.24%
DOW 51,464 ▼0.4%
NASDAQ 26,697 ▼1.86%
NAFTA 95.72 ▲1.68%
ARI 4,105 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,937 ▼ -1.56% ETH $2,442 ▼ -2.61% XRP $1.3373 ▼ -2.28% SOL $105.0500 ▼ -2.19%
S&P 500 7,709 ▼1.24 % DOW 51,464 ▼0.4 % NASDAQ 26,697 ▼1.86 % NAFTA 95.72 ▲1.68 % ARI 4,105 ▼1.72 % S&P 500 7,709 ▼1.24 % DOW 51,464 ▼0.4 % NASDAQ 26,697 ▼1.86 % NAFTA 95.72 ▲1.68 % ARI 4,105 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – FMN dhe BB prezantojnë një kornizë për luftimin e mashtrimeve financiare digjitale

BERLIN, 14 tetor /ATSH -AA/ – Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupi i Bankës Botërore prezantuan të mërkurën një kornizë për t’i ndihmuar vendet të parandalojnë, zbulojnë dhe trajtojnë mashtrimet kibernetike në shërbimet financiare digjitale.

Korniza e quajtur Plani i Bangkokut, e hartuar në bashkëpunim me Bankën e Tajlandës, u publikua gjatë takimeve vjetore të këtyre institucioneve në kryeqytetin tajlandez, sipas një deklarate të përbashkët.

Korniza përcakton 12 pika kyçe për t’i ndihmuar vendet të identifikojnë dobësitë dhe të hartojnë përgjigje të koordinuara ndaj mashtrimeve, të cilat janë bërë më të shpejta, më të përhapura dhe më të sofistikuara krahas zgjerimit të financave digjitale.

Sipas INTERPOL-it, mashtrimet e mundësuara nga teknologjia kibernetike lidhen gjithnjë e më shumë me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe renditen ndër krimet më kërcënuese në nivel global, krahas trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, thuhet në deklaratë.

Plani mbështetet në pesë shtylla: krijimin e bazave strategjike dhe ligjore; forcimin e parandalimit, zbulimit dhe reagimit ndaj mashtrimeve; shfrytëzimin e mekanizmave ekzistues për zbutjen e rreziqeve dhe zbatimin e ligjit; zgjerimin e bashkëpunimit brenda vendit dhe përtej kufijve; si dhe promovimin e mbrojtjes dhe qëndrueshmërisë së konsumatorëve.

Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Kristalina Georgieva, theksoi se bashkëpunimi ndërkombëtar kundër mashtrimeve është thelbësor për ruajtjen e besimit në teknologjitë financiare që mbështesin rritjen ekonomike dhe përfshirjen financiare.

Drejtoresha menaxhuese dhe drejtoresha financiare e Grupit të Bankës Botërore, Anshula Kant, tha se mbrojtja më e fortë do t’i ndihmojë njerëzit t’i përdorin me besim shërbimet financiare digjitale dhe të përfitojnë nga mundësitë ekonomike dhe vendet e punës që ato krijojnë.

Guvernatori i Bankës së Tajlandës, Vitai Ratanakorn, tha se asnjë vend apo institucion nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë, ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Tajlandës, Ekniti Nitithanprapas, bëri thirrje për një përgjigje më të koordinuar, ndërsa financat digjitale po bëhen gjithnjë e më të ndërlidhura.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.