☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,491 ▼0.35%
NASDAQ 26,754 ▼1.66%
NAFTA 95.93 ▲1.9%
ARI 4,103 ▼1.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,984 ▼ -1.54% ETH $2,446 ▼ -2.54% XRP $1.3366 ▼ -2.47% SOL $105.0800 ▼ -2.32%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,491 ▼0.35 % NASDAQ 26,754 ▼1.66 % NAFTA 95.93 ▲1.9 % ARI 4,103 ▼1.78 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,491 ▼0.35 % NASDAQ 26,754 ▼1.66 % NAFTA 95.93 ▲1.9 % ARI 4,103 ▼1.78 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

BERLIN – Merz: Ndihma për Ukrainën nuk cenon fondet për politikat sociale

BERLIN, 14 tetor /ATSH-DPA/- Ndihma që Gjermania i jep Ukrainës nuk pakëson fondet për shpenzimet sociale, deklaroi sot kancelari gjerman Friedrich Merz.

Ai akuzoi partitë e ekstremit të majtë dhe atyre të djathtë, se po e minimizojnë rrezikun që vjen nga Rusia.

“Jo asnjë euro që i jepet Ukrainës nuk merret nga fondet që vendi ynë shpenzon për politikat sociale dhe arsimin”, tha Merz në një fjalim në Bundestag, Dhoma e Ulët e Parlamentit gjerman.

“Gjermania dëshiron një Evropë paqësore, të lirë dhe të sigurt. Për këtë arsye, Berlini po investon për të forcuar aftësitë e veta mbrojtëse dhe po mbështet Ukrainën në përpjekjet e saj për t’u mbrojtur nga sulmet ruse”, tha ai.

Sipas Merz, vetëm përmes investimeve në siguri, mund të krijohen kushtet që liria dhe drejtësia të zhvillohen në Gjermani.

Kancelari paralajmëroi se shoqëria e lirë gjermane po përballet me një kërcënim konkret.

Ai përmendi gatishmërinë gjithnjë e më të madhe të Rusisë, për ta përshkallëzuar situatën dhe për t’i shtuar tensionet dhe veprimet kërcënuese.

Deklarata e tij erdhi në të njëjtën ditë kur parlamenti i landit Saksoni-Anhalt miratoi një mocion simbolik, të paraqitur me nismën e partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Mocioni kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndalimin e mbështetjes për Kievin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.