☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,646 ▼1.44%
DOW 52,775 ▼0.15%
NASDAQ 25,946 ▼2.83%
NAFTA 99.44 ▲2.36%
ARI 4,048 ▼2.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,390 ▼ -3.44% ETH $2,383 ▼ -4.27% XRP $1.3072 ▼ -5.52% SOL $103.4300 ▼ -4.13%
S&P 500 7,646 ▼1.44 % DOW 52,775 ▼0.15 % NASDAQ 25,946 ▼2.83 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,048 ▼2.46 % S&P 500 7,646 ▼1.44 % DOW 52,775 ▼0.15 % NASDAQ 25,946 ▼2.83 % NAFTA 99.44 ▲2.36 % ARI 4,048 ▼2.46 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Spanja dhe Italia do të heqin kontrollet kufitare pas mosmarrëveshjes diplomatike

MADRID, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Spanja dhe Italia pritet t’i japin fund së shpejti kontrolleve kufitare të vendosura në gusht, pas një mosmarrëveshjeje diplomatike lidhur me krizën e emigracionit në enklavën spanjolle të Ceutës.

Sipas burimeve diplomatike, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni ranë dakord për pezullimin e këtyre masave në kuadër të një samiti të Bashkimit Evropian, të zhvilluar të enjten dhe të premten në Bruksel.

Në fillim të gushtit, Italia kërkoi përjashtimin e Spanjës nga zona Shengen, hapësira evropiane e lëvizjes së lirë. Qeveria italiane, duke shprehur shqetësimin për pamjet e mbërritjes së emigrantëve në Ceuta, njoftoi vendosjen e kontrolleve kufitare për udhëtarët që vinin nga Spanja.

Madridi e kundërshtoi ashpër vendimin e Romës, duke e akuzuar atë se po i nënshtrohej demagogjisë, dhe vendosi në përgjigje kontrolle në kufirin me Italinë.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, Italia vendosi t’i zgjasë edhe me një javë kontrollet ndaj udhëtarëve nga Spanja, në mënyrë që ato të përfundojnë në të njëjtën kohë me masat e vendosura nga autoritetet spanjolle, bëjnë të ditur burime qeveritare italiane.

Liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së pritej të diskutonin gjithashtu çështjet e emigracionit në nivel evropian gjatë një dreke të premten.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.