☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.20 ▼0.31%
ARI 4,199 ▲0.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,661 ▲ +2.01% ETH $2,479 ▲ +4.81% XRP $1.3472 ▲ +3.03% SOL $106.6400 ▲ +4.17%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.20 ▼0.31 % ARI 4,199 ▲0.7 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.20 ▼0.31 % ARI 4,199 ▲0.7 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Spanja regjistron shtatorin më të nxehtë ndonjëherë

MADRID, 16 tetor /ATSH-AFP/ – Spanja kontinentale përjetoi shtatorin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, që nga nisja e matjeve në vitin 1961, me temperatura jashtëzakonisht të larta që e kthyen muajin në një vazhdim të verës, njoftoi sot Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës (AEMET).

Temperatura mesatare në shtator arriti në 22,5 gradë Celsius, ose 3,4 gradë mbi mesataren e periudhës referuese 1991–2020.

Sipas AEMET, kjo ishte hera e parë që temperatura mesatare e shtatorit tejkaloi edhe mesataren e muajve të verës, e cila për të njëjtën periudhë ishte 22,1 gradë Celsius.

Rekordi i ri vjen pas verës më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Spanjë. Më 3 shtator, në komunën El Granado, në jugperëndim të vendit, u regjistruan 45,7 gradë Celsius, duke barazuar rekordin absolut të temperaturave për këtë muaj.

Gjatë shtatorit, AEMET shpalli për herë të parë alarmin e kuq për temperatura ekstreme në disa zona të vogla të rajonit jugor të Andaluzisë. Ky ishte rasti i parë që nga viti 2007, kur filloi përdorimi i këtyre paralajmërimeve, që një alarm i tillë lëshohej gjatë muajit shtator.

Përveç temperaturave të larta, muaji u karakterizua edhe nga thatësira e theksuar. Reshjet arritën vetëm në 36 për qind të sasisë së zakonshme për shtatorin, bazuar në mesataren e periudhës 1991–2020.

Rekordet e temperaturave në Spanjë janë pjesë e një tendence më të gjerë në Evropë, ku valët e njëpasnjëshme të të nxehtit po shkaktojnë pasoja në shëndetin e njerëzve, ekonomi dhe jetën e përditshme.

Shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po intensifikojnë valët e të nxehtit, ndërsa thatësira dhe nivelet e ulëta të lumenjve shtojnë presionin mbi burimet ujore dhe sektorë të ndryshëm ekonomikë./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.