Ibrahimaj: Mbi 15 filiale bankash të dëmtuara nga protestat, depozitat e qytetarëve janë të sigurta
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka reaguar pas dëmtimeve të shkaktuara ndaj filialeve bankare gjatë akteve të dhunës të ditëve të fundit, duke garantuar qytetarët për sigurinë e depozitave të tyre.
Ibrahimaj bëri të ditur se mbi 15 filiale bankash janë dëmtuar, duke prekur ambientet ku qytetarët marrin pagat, kryejnë transaksione dhe përmbushin detyrimet e tyre të përditshme.
Ministrja theksoi se, pavarësisht dëmeve të shkaktuara, sistemi bankar shqiptar mbetet i qëndrueshëm dhe i mbikëqyrur, ndërsa depozitat e qytetarëve janë të sigurta.
“Dua t’i siguroj të gjithë qytetarët se depozitat e tyre janë të sigurta. Sistemi ynë bankar është i shëndoshë, i mirëkapitalizuar dhe i mbikëqyrur”, u shpreh Ibrahimaj.
Ajo gjithashtu theksoi se përpjekjet për të krijuar panik dhe për të cenuar besimin te ekonomia shqiptare nuk do të ndikojnë në garantimin e stabilitetit financiar të vendit.
Ibrahimaj dënoi aktet e dhunës, duke nënvizuar se qytetarët shqiptarë nuk e mbështesin dhunën dhe kaosin.
“Shqiptarët nuk e duan dhunën. Shqiptarët nuk e duan rrëmujën. Shqipëria është e shqiptarëve!”, përfundoi Ibrahimaj.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.