MUZIKË – Holanda bojkoton sërish “Eurovizionin” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit
Në shtator, NPO kishte deklaruar se Holanda do të merrte pjesë në konkurs me një përfaqësim të përbashkët të transmetuesve publikë të vendit.
Megjithatë, në deklaratën e fundit, shoqata bëri të ditur se kishte konstatuar “mbështetje të pamjaftueshme” mes transmetuesve për pjesëmarrjen. Pavarësisht bojkotit, transmetuesi kombëtar i lajmeve NOS do të transmetojë gjysmëfinalet dhe finalen e festivalit.
Vitin e kaluar, Holanda bojkotoi “Eurovizionin” për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, duke përmendur fushatën ushtarake izraelite në Rripin e Gazës. Në gusht, transmetuesi përgjegjës “Avrotros” vendosi sërish të mos marrë pjesë në konkurs për të njëjtën arsye.
Edhe Irlanda do të vazhdojë bojkotin dhe nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, në shenjë proteste ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza.
Irlanda dhe Holanda ishin ndër pesë vendet që bojkotuan edicionin e kaluar të Eurovizionit, të zhvilluar në Vjenë.
Edicioni i ardhshëm i festivalit pritet të mbahet në maj të vitit 2027 në Burgas, në bregdetin bullgar të Detit të Zi./ /Ad.Ab./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.