🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,444 ▼ -0.35% ETH $2,245 ▼ -0.02% XRP $1.2478 ▼ -0.46% SOL $95.8500 ▼ -1.14%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Sulmet ukrainase shkaktojnë kaos në tregun rus të karburantit

– Prodhimi i naftës në Rusi ka rënë në nivele që mbulojnë vetëm rreth 65% të konsumit mesatar, pas sulmeve me dronë nga Ukraina ndaj disa prej rafinerive më të mëdha të naftës në vend, sipas burimeve të industrisë, shkruan “Reuters”.

Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, veçanërisht ndaj rafinerive të naftës, me synimin për të goditur kapacitetet që mbështesin ekonominë dhe përpjekjet ushtarake të Moskës.

Dëmet në rafineri kanë shkaktuar ndërprerje të prodhimit në disa impiante të rëndësishme, përfshirë NORSI dhe Omsk, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të karburantit në Rusi.

Edhe rafineria e Saratovit është detyruar të ndalojë përkohësisht punën.

Sipas burimeve të industrisë, Rusia po përballet aktualisht me një mungesë prej rreth 40 mijë deri në 45 mijë tonë benzinë në ditë, ose afërsisht 35% më pak se nevojat e tregut, në një periudhë kur kërkesa rritet për shkak të udhëtimeve verore.

Mungesat kanë shkaktuar radhë në disa pika karburanti, pasi shumë drejtues automjetesh kanë nisur të mbushin rezervuarët plot nga frika e përkeqësimit të situatës.

Në disa pika karburanti, kozakët janë angazhuar për të ndihmuar në organizimin e radhëve dhe ruajtjen e rendit.

Për të përballuar krizën, qeveria ruse po shqyrton masa si kufizimi ose ndalimi i eksporteve të karburanteve, ndërsa vendi ka nisur të rrisë importet nga jashtë.

Furnizimet me benzinë dhe naftë nga Bjellorusia arritën nivele rekord në qershor, ndërsa Rusia ka nisur gjithashtu importet detare të karburantit nga India, sipas burimeve të industrisë.

Ekspertët e tregut të energjisë vlerësojnë se situata mund të përmirësohet në gjysmën e dytë të korrikut, nëse rafineritë rifillojnë punën dhe nuk ka sulme të reja ndaj objekteve të përpunimit të naftës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.