🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,716 ▲0.31%
DOW 53,458 ▲0.21%
NASDAQ 26,339 ▲0.19%
NAFTA 85.15 ▲1.3%
ARI 4,547 ▲2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $68,223 ▲ +5.45% ETH $2,091 ▲ +9.28% XRP $1.0612 ▲ +6.04% SOL $81.6300 ▲ +6%
S&P 500 7,716 ▲0.31 % DOW 53,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,339 ▲0.19 % NAFTA 85.15 ▲1.3 % ARI 4,547 ▲2.87 % S&P 500 7,716 ▲0.31 % DOW 53,458 ▲0.21 % NASDAQ 26,339 ▲0.19 % NAFTA 85.15 ▲1.3 % ARI 4,547 ▲2.87 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Të paktën 10 të vrarë nga sulmet masive ruse ndaj Kievit

– Të paktën 10 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi të madh të Rusisë me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, gjatë natës, njoftuan sot autoritetet ukrainase, shkruan BBC.

Sipas administratës ushtarake të Kievit, mes të plagosurve ka edhe fëmijë. Zyrtarët akuzuan Rusinë se ka goditur qëllimisht, zona të banuara dhe objekte civile.

Shpërthimet shkaktuan dëme në disa lagje të qytetit. U raportuan zjarre në ndërtesa, automjete dhe infrastrukturë civile, ndërsa një stacion i ambulancës u dëmtua rëndë. Gjithashtu, një hotel në qendër të qytetit u përfshi nga flakët.

Gjatë sulmit, në qiell u panë sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase, duke goditur objektivat, ndërsa u dëgjuan shpërthime nga dronët, raketat kruz dhe raketat balistike.

Sulmi erdhi vetëm pak orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatiste një sulm “masiv” ndaj Ukrainës, bazuar në informacione të reja të inteligjencës.

Ndërkohë, Polonia ngriti avionët luftarakë, për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore, si masë parandaluese. Autoritetet polake sqaruan se nuk ka pasur sulme në territorin e vendit.

Ky është sulmi i parë masiv i Rusisë me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës, pas më shumë se dy javësh.

Në frontin lindor, forcat ruse kanë avancuar drejt qytetit Kostyantynivka, një nga bastionet kryesore të mbrojtjes ukrainase në rajonin e Donbasit.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase thotë se gjatë këtij viti, ka rimarrë më shumë territor sesa ka humbur, duke goditur linjat kryesore të furnizimit të forcave ruse.

Rusia vazhdon të kontrollojë rreth një të pestën e territorit të Ukrainës, pjesa më e madhe e të cilit, u pushtua në muajt e parë të agresionit të saj në vitin 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.