⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS- Thellohet kriza diplomatike BM- Izrael, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike në Jeruzalem

– Sekretari i Jashtëm britanik, Ed Miliband, akuzoi “terroristët e kolonëve” për “spastrim etnik” në disa zona të Bregut Perëndimor dhe njoftoi se Britania do të vendosë ndalim të importit të mallrave nga vendbanimet e paligjshme izraelite, shkruan euronews

Në përgjigje, Izraeli mbylli konsullatën britanike në Jerusalem.

Britania dhe Franca ishin mes 12 vendeve që të martën njoftuan sanksione të reja tregtare ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke paralajmëruar për një situatë që po përkeqësohet me shpejtësi dhe për rritjen e sulmeve të kolonëve ndaj palestinezëve.

Përveç Britanisë dhe Francës, masat u mbështetën edhe nga Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Irlanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Në një deklaratë të përbashkët, ministrat e Jashtëm të 12 vendeve thanë se veprimet e qeverisë izraelite në Bregun Perëndimor “po minojnë mundësinë e zgjidhjes me dy shtete”, duke iu referuar niveleve të paprecedenta të dhunës nga kolonët dhe zgjerimit të vendbanimeve.

“Zgjidhja me dy shtete duhet të mbrohet dhe ne do të ndërmarrim veprime për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Vendimi vjen pasi qeveria izraelite muajin e kaluar hapi tenderët për ndërtimin e rreth 1.200 njësive të reja banimi në Bregun Perëndimor, një nismë që shkaktoi kritika të forta nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat e të drejtave të njeriut.

Njësitë e banimit, të planifikuara në zonën e vendbanimit E1, do të rrisnin izolimin e Jerusalemit Lindor nga pjesa tjetër e territorit palestinez.

Ministrat e Jashtëm të 12 vendeve e cilësuan vendimin për publikimin e tenderëve si “të papranueshëm”, ndërsa theksuan nevojën për veprime të koordinuara për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.