Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲0%
ARI 4,400 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $65,102 ▲ +0.04% ETH $1,921 ▲ +0.06% XRP $1.0412 ▼ -0.13% SOL $77.1300 ▲ +1.17%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲0 % ARI 4,400 ▲0 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Thellohet kriza SHBA-Iran: Raketat amerikane godasin infrastrukturën strategjike dhe objektivat ushtarake

UASHINGTON, 17 korrik /ATSH-DPA/- Ushtria amerikane ka kryer për të gjashtën natë radhazi sulme ndaj objektivave në Iran, ndërsa autoritetet iraniane raportuan viktima dhe dëme në infrastrukturë, përfshirë ura dhe një aeroport.

Sipas medias shtetërore iraniane, sulmet amerikane goditën dy ura në provincën jugore Hormozgan, pranë Gjirit Persik.

Televizioni iranian “Press TV” njoftoi se të paktën shtatë persona u vranë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga sulmet ndaj rrugëve dhe urave pranë qytetit port, Bandar Khamir.

Një zyrtar amerikan, i cituar nga “The Wall Street Journal”, tha se goditja e urave kishte për qëllim ndërprerjen e rrugëve të furnizimit drejt një baze detare iraniane, pranë Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për transportin global të naftës.

Autoritetet iraniane raportuan gjithashtu se, është goditur aeroporti “Iranshahr”, në provincën Sistan dhe Baluchestan, në juglindje të vendit.

Sipas tyre, një predhë goditi aeroportin, duke shkaktuar zjarr dhe ndërprerje të energjisë elektrike, por pa viktima të raportuara.

Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (CENTCOM) bëri të ditur se operacioni zgjati rreth tetë orë dhe përfshiu avionë luftarakë, dronë dhe anije ushtarake.

Sipas CENTCOM, forcat amerikane përdorën armë me goditje të saktë, për të goditur dhjetëra objektiva ushtarake iraniane, përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore, qendra vëzhgimi, infrastrukturë furnizimi ushtarak dhe kapacitete detare.

SHBA-ja deklaroi se qëllimi i operacionit, është dobësimi i aftësive ushtarake të Iranit dhe kundërpërgjigjja ndaj sulmeve të fundit kundër anijeve tregtare në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi më herët se, SHBA-ja mund të godiste objekte strategjike iraniane, përfshirë centrale elektrike dhe ura, me synimin për të ushtruar presion ndaj Teheranit lidhur me Ngushticën e Hormuzit, një rrugë detare kyçe për tregtinë botërore të energjisë.

Ndërkohë, tensionet janë përhapur edhe në vendet e Gjirit Persik. Kuvajti njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore, kanë zmbrapsur sulme me raketa dhe dronë nga Irani, ndërsa në Bahrein u aktivizuan sirenat e alarmit.

Irani pretendoi se ka kryer sulme hakmarrëse ndaj objektivave amerikane në rajon, përfshirë një bazë helikopterësh dhe një avion zbulues amerikan në Bahrein.

Gjithashtu, Teherani pretendoi se ka goditur instalime radarësh dhe vende lëshimi raketash amerikane në Kuvajt dhe objekte amerikane në Jordani.

Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Katari njoftoi gjithashtu, se ka qenë objekt sulmi dhe se një fëmijë është plagosur nga mbetjet e rëna gjatë aktivizimit të sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit kanë rritur ndjeshëm tensionet në Gjirin Persik, një nga zonat më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.