☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Ukraina godet cisternat e “flotës hije” ruse që furnizojnë Krimenë

– Dronët ukrainas kanë sulmuar rreth një duzinë cisternash të “flotës hije” ruse gjatë dy ditëve të fundit, të cilat transportonin karburant drejt Krimesë, njoftoi sot ushtria ukrainase, sipas “Reuters”.

Forcat ukrainase të dronëve thanë se kishin goditur disa anije në Detin e Azovit, të përdorura për furnizimin me karburant të gadishullit të pushtuar nga Rusia.

Sipas tyre, sulmet synojnë të dobësojnë rrjetin logjistik të Moskës në Krime, një zonë me rëndësi strategjike për operacionet ushtarake ruse.

Sulmet pasuan goditje të tjera ndaj anijeve të “flotës hije”, në të njëjtën zonë një ditë më parë.

Ukraina ka intensifikuar kohët e fundit, sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe logjistike në Krime, duke shkaktuar probleme me furnizimin me karburant dhe duke detyruar autoritetet lokale të shpallin gjendjen e emergjencës.

Kievi tha se goditja e logjistikës detare ruse, vështirëson furnizimin me karburant dhe municione për trupat e Moskës, në territoret e pushtuara.

“Flota hije” është një term që përdoret për rrjetin e anijeve të përdorura nga Rusia për të transportuar naftë dhe produkte energjetike, shpesh duke shmangur kufizimet dhe sanksionet ndërkombëtare.

Rusia nuk ka komentuar publikisht për sulmet e fundit.

Ukraina, më herët ka përdorur dronë detarë dhe ajrorë për të goditur objektiva ruse në Detin e Zi dhe në zonat përreth Krimesë, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar aftësitë logjistike dhe financiare të Moskës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.