🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,376 ▼ -2.71% ETH $1,911 ▼ -1.93% XRP $0.9918 ▼ -3.74% SOL $75.8900 ▼ -5.53%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Vonesa në fluturimet Evropë-SHBA edhe pas heqjes së ndalimit të përkohshëm të tyre

BRUKSEL, 14 nëntor /ATSH-DPA/ – Pasagjerët që udhëtojnë nga vendet evropiane drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të përballen sot me vonesa, pas ndërprerjeve të gjera të trafikut ajror në SHBA.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Navigacionit Ajror, Eurocontrol, u ka kërkuar kompanive ajrore të njoftojnë pasagjerët për vonesat e mundshme në fluturimet që fillimisht nuk kishin mundur të niseshin.

Sot në mëngjes, Eurocontrol hoqi nga faqja e saj zyrtare njoftimin për pezullimin e përkohshëm të fluturimeve nga Evropa drejt SHBA-së.

Administrata Federale e Aviacionit e SHBA-së (FAA) hoqi të premten ndalimin kombëtar të fluturimeve, i cili kishte zgjatur rreth katër orë.

Deri në atë moment, mijëra fluturime ishin anuluar dhe dhjetëra mijëra pasagjerë kishin mbetur të bllokuar në aeroporte.

Sipas raportimeve të mediave, avionët që mbërrinin në disa aeroporte amerikane u detyruan të prisnin derisa të liroheshin portat e aeroportit, përpara se pasagjerët të mund të zbrisnin.

Ndikimi i plotë në fluturimet transatlantike të planifikuara nga Evropa për sot mbetej ende i paqartë, por priteshin ndërprerje të konsiderueshme, pasi avionët dhe ekuipazhet nuk ndodheshin më në pozicionet e planifikuara për fluturimet pasuese.

Sipas raportimeve të mediave dhe dëshmive të udhëtarëve në rrjetet sociale, disa fluturime nga SHBA-ja drejt Evropës kishin mundur të niseshin edhe të premten në mbrëmje, pasi nuk ishin prekur nga pezullimi.

Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, deklaroi se paqëndrueshmëria në sistemet e komunikimit radio dhe të radarëve kishte shkaktuar ndalimin kombëtar të fluturimeve./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.