⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 14 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.56 ▼0.2%
ARI 3,886 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
₿ CRYPTO
BTC $67,104 ▼ -2.42% ETH $1,898 ▼ -1.9% XRP $0.9827 ▼ -4.67% SOL $75.2700 ▼ -5.88%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.56 ▼0.2 % ARI 3,886 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736 EUR/USD 1.1038 EUR/GBP 0.8352 EUR/CHF 0.9253 EUR/ALL 90.7576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6246 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 176.36 EUR/CAD 1.5736
14 Nën 2026
Breaking
Bota

HUNGARI – Sekuestrohen 17,7 milionë euro pas hetimeve për korrupsionin gjatë qeverisjes Orban

BUDAPEST, 14 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet antikorrupsion në Hungari njoftuan se kanë sekuestruar 17,7 milionë euro cash, të cilat ishin groposur në pyje dhe fshehur në ambiente të ndryshme, në kuadër të një hetimi që synon një ish-ministër të qeverisë nacionaliste të Viktor Orbanit.

Miklos Sesztak, ministër i Zhvillimit Kombëtar të Hungarisë nga viti 2014 deri në vitin 2018, akuzohet se ka pranuar ryshfete në kuadër të një skeme që përfshinte blerjen e autobusëve të përdorur me çmime të mbivlerësuara nga kompania shtetërore e transportit.

Agjencia Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Aseteve (NVVH), një institucion antikorrupsion me kompetenca të gjera, i krijuar nga qeveria e re, bëri të ditur se të enjten dhe të premten ka kryer kontrolle në disa ambiente, në kuadër të procedimit penal ndaj Sesztak.

“Gjatë kontrolleve, hetuesit zbuluan shuma të konsiderueshme parash cash: të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa bujqësore dhe magazina, si dhe në prona rezidenciale, ndërsa shuma të tjera mbaheshin në kasaforta me vlerë të lartë, të vendosura në vende të izoluara”, thuhet në njoftimin e agjencisë.

“Shuma totale e parave të gjetura gjatë dy ditëve të kontrolleve arriti në 5 071 632 000 forinta, 2 658 350 euro dhe 1 257 100 dollarë amerikanë”, thuhet në njoftim.

Në total, shuma e sekuestruar arrin në rreth 17,7 milionë euro.

Kryeministri Peter Magyar, i cili fitoi bindshëm zgjedhjet në prill, duke i dhënë fund 16 viteve të pushtetit të Viktor Orbanit, ka premtuar hetime për akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre gjatë mandateve të paraardhësit të tij.

Sesztak, dy ministra të tjerë të periudhës së qeverisjes së Orbanit dhe vëllai i ish-kryeministrit janë arrestuar në kuadër të çështjeve të ndryshme kohët e fundit, ndërsa hetimet për korrupsion janë intensifikuar gjatë javëve të fundit.

Njoftimin për sekuestrimin e shumave të parave nga NVVH, Peter Magyar e cilësoi si një zhvillim që “shënon zyrtarisht fundin e mafies Fidesz-KDNP”, duke iu referuar koalicionit të mëparshëm qeverisës të Viktor Orbanit.

Ish-kryeministri nuk ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit, por më herët i ka cilësuar hetimet ndaj rrethit të tij të ngushtë si “persekutim politik”, me synimin për ta burgosur./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.