☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – WEF: Inteligjenca artificiale rrezikon të thellojë pabarazitë gjinore në tregun e punës

LONDËR, 16 shtator /ATSH – AFP/ – Zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale (IA) mund të thellojë pabarazitë gjinore në tregun e punës nëse nuk merren masa për ta parandaluar këtë, paralajmëruan të mërkurën përfaqësues të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) dhe LinkedIn në Londër.

Paralajmërimi u bë gjatë prezantimit të raportit vjetor mbi pabarazitë mes grave dhe burrave.

“Ne konstatuam se llojet e vendeve të punës që po preken nga IA kanë tendencë të jenë ato ku gratë janë veçanërisht të përqendruara”, deklaroi Saadia Zahidi, anëtare e bordit ekzekutiv të WEF.

Sipas saj, bëhet fjalë kryesisht për “vende pune të kualifikuara në zyrë”, të cilat gjatë dekadave të fundit kanë tërhequr shumë gra dhe u kanë siguruar atyre të ardhura të mira, por që tashmë po transformohen nga përhapja e IA-së.

Raporti vëren se situata është edhe më e theksuar në vetë kompanitë e inteligjencës artificiale. Gratë janë dukshëm më pak të përfaqësuara në këto kompani krahasuar me kompani të ngjashme që nuk janë të specializuara në IA, në të gjitha nivelet e punësimit.

“Gratë zënë vetëm një në pesë vende pune në inxhinierinë e IA-së”, tha Sue Duke, drejtuesе në LinkedIn.

Sipas raportit, nëse nuk rritet numri i grave që ndjekin degët shkencore dhe profesionet e reja të lidhura me inteligjencën artificiale, mundësitë ekonomike të krijuara nga kjo teknologji mund të përfitojnë kryesisht burrat.

Për të parandaluar thellimin e pabarazive, qeveritë dhe kompanitë duhet të investojnë që në fazat e hershme për të përfshirë më shumë gra në këto programe trajnimi dhe profesione, si dhe të mbështesin zhvillimin e tyre gjatë gjithë karrierës, theksoi Duke.

Raporti i WEF mbi pabarazitë gjinore publikohet çdo vit që nga viti 2006. Ai tregon se pabarazitë gjinore në botë janë zvogëluar gjatë 20 viteve të fundit, por ritmi i përmirësimit është ngadalësuar që nga viti 2016 krahasuar me dekadën e parë, 2006–2016.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.