☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,980 ▲ +0.94% ETH $2,270 ▲ +1.21% XRP $1.2541 ▲ +0.57% SOL $95.7800 ▼ -0.15%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Lukashenko liron 25 të burgosur, ndërsa SHBA njofton heqjen e sanksioneve ndaj dy kompanive bjelloruse

MINSK, 16 tetor / ATSH – DPA/ – Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko ka liruar 25 të burgosur, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar heqjen e sanksioneve ndaj dy kompanive bjelloruse.

Lajmi u bë i ditur të mërkurën nga negociatori amerikan John Coale, pas bisedimeve në Minsk
“25 të burgosur janë të lirë sot.

Angazhimi i presidentit Trump për diplomacinë e drejtpërdrejtë sjell rezultate”, shkroi Coale në rrjetin social X, duke falënderuar Lukashenkon për lirimet.

Ai shtoi se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë për përmirësimin e marrëdhënieve me Bjellorusinë dhe për lirimin e personave të tjerë në të ardhmen e afërt.

Në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror bjellorus, Coale tha se Uashingtoni do të heqë sanksionet ndaj dy kompanive:

Bellesbumprom, kompani e përpunimit të drurit që prodhon edhe letër, dhe Lakokraska, prodhuesi më i madh bjellorus i bojrave, llakëve dhe veshjeve kundër korrozionit.

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë do të mbeten në fuqi.
Liderja e opozitës bjelloruse në mërgim, Sviatlana Tsikhanouskaya, përshëndeti përpjekjet humanitare të SHBA-së.

“Çdo person i liruar është një fitore”, shkroi ajo në Telegram, duke theksuar se puna duhet të vazhdojë deri në lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

Tsikhanouskaya tha gjithashtu se opozita në mërgim do të ndihmojë personat që janë larguar nga Bjellorusia të rindërtojnë jetën e tyre jashtë vendit pas viteve të burgimit.

Burri i saj, Sergei Tsikhanouski, ishte liruar më herët në kuadër të një nisme tjetër për lirimin e të burgosurve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.