☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,776 ▲2.4%
DOW 47,843 ▲2.7%
NASDAQ 22,613 ▲2.7%
NAFTA 96.34 ▼14.71%
ARI 4,749 ▲1.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,347 ▲ +3.57% ETH $2,207 ▲ +4.63% XRP $1.3493 ▲ +2.81% SOL $83.0200 ▲ +1.92%
S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 % S&P 500 6,776 ▲2.4 % DOW 47,843 ▲2.7 % NASDAQ 22,613 ▲2.7 % NAFTA 96.34 ▼14.71 % ARI 4,749 ▲1.38 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Fondet: Dallimet mes dy kandidatëve, Klinton ka mbledhur 386 milionë USD, ndërsa Trump 170 milionë USD

Dy kandidatët për presidentë Donald Trump dhe Hillary Klinton, kanë dallime të qarta për shumë çështje, por ndërsa fushata po i afrohet fundit, dallimet janë të mëdha edhe përsa i përket fondeve që ata po shpenzojnë.

Sipas dokumenteve të dorëzuara në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, për muajin gusht, zonja Klinton ka grumbulluar 60 milionë dollarë për fushatë, ndërsa zoti Trump 42 milionë. Zonja Klinton po ashtu ka shpenzuar gjatë muajit 20 milionë më shumë se kandidati republikan.

Në total, që kur të dy kandidatët morrën emërimin e partisë, kandidatja demokrate ka shpenzuar 200 milionë dollarë më shumë se rivali i saj republikan. Hendeku në aftësinë e tyre për të grumbulluar fonde është edhe më i madh: Klinton ka mbledhur 386 milionë dollarë, ndërsa Trump 170 milionë.

Garat presidenciale në Shtetet e Bashkuara janë të kushtueshme. Barak Obama shpenzoi 775 milionë dollarë në vitin 2012 kur u rizgjodh, ndërsa rivali i tij republikan, Mitt Romney 460 milionë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.