Ekonomia

Fondi 3 mln dollarë për ish-pronarët, formulari dhe dokumentet e aplikimit

Nga Ornela Manjani*

Nesër përfundon afati i aplikimit për kompensimin e ish-pronarëve, të cilët do të përfitojnë nga fondi i kompensimit të vitit 2014. Për t’u përfshirë në fondin e kompensimit të truallit, ish-pronarët duhet të plotësojnë formularin Tip dhe të bëjnë kërkesë për kompensim financiar si dhe të plotësojnë një dosje me shtatë dokumente.

544a50799d7c7I domosdoshëm është vendimi i Komisionit të Kthimit të Pronave, i cili duhet të jetë i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm. Bashkëlidhur me kërkesën, qytetarët duhet të dorëzojnë edhe një hartë të miratuar, plani i pronës, një dëshmi trashëgimie, prokurë e posaçme, si edhe një vërtetim nga banka për një numër llogarie.

Fondi i kompensimit

Bëhet fjalë për 300 milionë lekë, të cilat do të shpërndahen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave brenda muajit mars. Procesi i pranimit dhe të regjistrimit të kërkesave për kompensimin në të holla, për subjektet e shpronësuara, prona e të cilëve është njohur për kompensim përfundon në datën 5 shkurt. Përfitojnë kompensim, subjektet e shpronësuara që disponojnë një vendim përfundimtar dhe të ekzekutueshëm për kompensimin e pronës tokë truall, referuar radhës kronologjike të përcaktuar nga numri dhe data e vendimit me të cilin aplikohet.

Masa e kompensimit

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave parashikon që masa e kompensimit të jetë 200 m² e sipërfaqes truall të caktuar për kompensim në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës. Sipas AKKP-së, kompensimi bëhet për pronën e llojit truall në bazë të çmimit të përcaktuar në hartën e vlerës miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave në korrik të vitit 2014 për vlerën e pronës për secilin qark.

Tarifat

Aplikuesit apo përfaqësuesit me prokurë kanë detyrimin të paguajnë tarifën e shërbimit në vlerën prej 2 000 lekë dhe gjithashtu, të hapin në emër dhe për llogari të tyre, një llogari bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në të cilënshuma që përfitohet.

Dokumentet

Aplikuesit duhet të duhet të paraqesin pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës kërkesën dhe deklaratën Tip, e cila do t’u ofrohet nga AKKP-ja, titullin për njohjen dhe kompensimin e pronës, planvendosjen e vendimit, si dhe planin e rilevimit aktual të pronës së njohur për kompensim, dëshminë e trashëgimisë, prokurë të nënshkruar nga të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm, vërtetimin e lëshuar nga banka e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare si dhe fotokopjen e dokumentit të identifikimit të përfaqësuesit me prokurë. Agjencia e Kthimit dhe Kompensimi të Pronave bën të ditur se subjektet që kanë aplikuar për kompensim në të holla në vitet 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2013 duhet të paraqesin pranë AKKP-së kërkesën dhe deklaratën Tip, dëshminë e trashëgimisë, prokurën e posaçme, nëse ajo e paraqitur në vitin 2008, 2009, 2011,2012 dhe 2013 ka kufizim në kohë për tagrin e përfaqësimit, tërheqjes së shumës në të holla apo kur rrethi i trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar ka ndryshuar. Ndërkohë për subjektet e shpronësuar, të cilët kanë depozituar kërkesën e tyre për kompensim në vitet 2006, 2007, 2008, 2009, 2011, 2012 dhe 2013 dhe që vërtetojnë kryerjen e pagesës, nuk paguajnë tarifën e aplikimit për vitin 2014.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button