Kronika
Forca Detare shqiptare shpëtojnë 100 shtetas sirianë në detin Egje
100 shtetas sirianë mes të cilëve 39 fëmijë, janë shpëtuar dje dhe sot në 2 operacione të ndryshme nga anija shqiptare “Oriku” në detin Egje.
Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
“100 shtetas sirianë mes të cilëve 39 fëmijë janë shpëtuar dje dhe sot në 2 operacione të ndryshme nga anija shqiptare #Oriku në detin Egje. Janë mbi 800 jetë njerëzore të shpëtuara nga anija jonë që nga nisja e misionit 1 vit më parë. Dhe për këtë, pjesëmarrja e Forcës sonë Detare në operacionin e NATO-s në Egje do të zgjatet edhe 1 vit tjetër. Dhe Oriku do të zëvendësohet nga anija #Butrinti, e cila po pajiset me sistem armatimi modern”, shkruan Xhaçka në facebook duke publikuar edhe një video të operacionit.