Bota
Forcat kurde çlirojnë Sinjarin nga kontrolli i ISIS-it
Forcat kurde irakiane kanë rimarrë sot Sinjarin, një qytet i cili ndodhet në veri të Irakut, nën kontrollin që prej një viti të grupit xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS), njoftoi drejtuesi i rajonit autonom të Kurdistanit irakian, Massoud Barzani.
“Jam i pranishëm këtu për të njoftuar çlirimin e Sinjarit në sajë të një ofensive të kryesuar sot nga forcat kurde”, bëri të ditur Barzani gjatë një konference shtypi pranë qytetit.