Bota

Ford tërheq 1.3 milionë automjete për defektet në dyer

Kompania tha të mërkurën se në disa automjete brava e ngrirë e dërës ose kablloja e lakuar ose e nyjëzuar mund të shkaktojë bllokimin e derës e cila mund të mos mbyllet ose të hapet

Kompania automobilistike Ford ka njoftuar tërheqjen të rreth 1.3 milionë automjeteve të modeleve F-150 dhe Super Duty nga shkaku i defekteve të mundshme në dyer.

Kompania tha të mërkurën se në disa automjete brava e ngrirë e dërës ose kablloja e lakuar ose e nyjëzuar mund të shkaktojë bllokimin e derës e cila mund të mos mbyllet ose të hapet.

“Nëse pronari i veturës arrin të hapë ose të mbyllë një derë të tillë, në atë rast dera duket se është mbyllur, por në fakt brava nuk është në funksion të plotë, duke rrezikuar lëndime të mundshme”, thuhet në sqarimin e kompanisë.

Nga Ford thonë se nuk janë në dijeni për aksidente apo lëndime që lidhen me këtë çështje.

Shitësit e kompanisë do të instalojnë mburoja të ujit mbi bravat e derës si dhe do inspektojnë dhe riparojnë pa pagesë kabllot e aktivizimit të shiritave të derës nëse kjo është e nevojshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button