Ekonomia

Formalizimi i ekonomisë dhe kreditë e këqija, dy sfidat kryesore

Trajtimi i kredive të këqija të krijuara në këto 10 vite dhe formalizimi janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot ekonomia shqiptare.
Sipas ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, sfida që ka ekonomia për të tërhequr para në ekonomi është sfidë e vërtetë, edhe pse kredia mezi po rritet me ritme të pakënaqshme, vetëm 2.3%.

Sipas tij, sfida e dytë është formalizimi i mëtejshëm i ekonomisë, në mënyrë që qytetarët, sipërmarrja, ekonomia, buxheti i shtetit, të përfitojnë atë që regjistrohet dhe ajo që regjistrohet të rritet çdo vit.

Në përgjithësi, reformat ekonomike që nisi qeveria para 18 muajsh po reflektojnë arritje konkrete. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, është shprehur së fundi se “vetëm në sektorin jobujqësor janë krijuar 106,121 vende të reja pune. Gjatë vitit 2014 numërohen 948 kompani të reja të huaja në Shqipëri, ose 30% më shumë, ndërsa u regjistruan 16.731 kompani të reja”.

Eksportet 5-mujore sivjet, krahasuar me një vit më parë, janë rritur 11.9%, ku vetëm eksportet që gjenerojnë vlerë të shtuar 100% në Shqipëri, janë rritur 14%.

“Investimet e huaja në tremujorin e parë me burim të certifikuar Bankën e Shqipërisë, kanë shkuar në 258 milionë euro. Një kërcim, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, prej 90 milionë euro, gjë që konfirmon kthesën e madhe që ka marrë ekonomia”, shprehet Ahmetaj.

Reforma, duke vendosur taksën progresive ka dhënë efektin e vet, pasi është rritur me 2 mijë numri i deklaruesve që marrin mbi 1 milionë lekë të vjetra pagë dhe nga 6.800 vetë që ishin më parë, ka arritur në 8.600 deklarues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button