☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,712 ▼ -0.3% ETH $2,459 ▼ -0.17% XRP $1.4146 ▼ -0.24% SOL $102.8800 ▲ +1.02%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Politika

Forumi në Cernobbio, Rama: S’na duhet vetoja për t’u ulur në tryezën e BE. Integrimi të nisë kapitull pas kapitulli

Kryeministri Edi Rama ka komentuar perspektivën e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke u ndalur te çështja e së drejtës së vetos dhe te prirjet nacionaliste në disa vende europiane.

Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, Rama tha se Shqipërisë nuk i nevojitet domosdoshmërisht kompetenca e vetos për t’u bërë pjesë e proceseve dhe tryezave europiane.

Sipas tij, integrimi gradual është mënyra më e mirë për ta afruar Shqipërinë me BE-në.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda dhe për ta nisur nga pjesa reale: tregu i përbashkët, të qenit pjesë e Europës së universiteteve, shkëmbimeve, të të gjithë elementëve shumë të rëndësishëm, para se të mendojmë për pjesën tjetër. Nuk besoj se 2027-a do të na presë lumturisht me kompetencën tonë të vetos. Nuk besoj se disa kryeqytete do të kenë aftësinë t’i thonë publikut: ‘Do ta marrim Shqipërinë me kompetencën e vetos’. Nuk na duhet kompetenca e vetos për t’u ulur rreth tryezës. Imagjinoni të kesh edhe 7 të marrë të tjerë të ulur rreth asaj tryeze. Do të ishte më mirë për Europën dhe për ne”, vijoi Rama.

Rama ka propozuar një qasje të re për integrimin e vendeve kandidate në Bashkimin Europian, duke argumentuar se ato duhet të përfshihen në tryezën europiane gjatë procesit të përmbushjes së reformave dhe jo të presin mbylljen e të gjithë kapitujve të negociatave.

“Ajo që duhet të ndryshojë është radha e veprimit: jo më parë 33 kapituj dhe më pas vendimi politik”, deklaroi Rama, duke propozuar që vendet kandidate të përfshihen gradualisht në strukturat dhe politikat e BE-së. Të 7 fëmijët, përfshirë Ukrainën, duhet të jenë në tryezë si fëmijët e Ursulës. Si fëmijë duhet të dëgjojnë babanë dhe nënën, Francën dhe Gjermaninë, pastaj tezen Itali dhe të tjerët. Por duhet të jenë rreth asaj tryeze, ndërkohë që përmbushin kriteret”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, procesi duhet të funksionojë mbi bazën e integrimit gradual, ku çdo kapitull i përmbushur sjell të drejta konkrete për vendin kandidat.

“Çdo kapitull që përmbyllin i bën anëtarë brenda suazës së atij kapitulli. Nëse mbyll kapitullin për shkencën, për atë bëhesh anëtar dhe ke të njëjtat të drejta. Çdokush që duhet të marrë më shumë nga tryeza, i jep më shumë tryezës, por duhet të jenë të pranishëm”, tha Rama.

Më tej, Rama ngriti shqetësimin për rritjen e prirjeve nacionaliste në disa vende europiane, të cilat, sipas tij, bien ndesh me idenë e një Europe të bashkuar.

“Ajo që shoh si problem të jashtëzakonshëm kur bëhet fjalë për unitetin dhe të ardhmen e përbashkët janë prirjet nacionaliste që shohin vetëm nga brenda në shumë vende të Europës, në një kohë që ato duhet të ishin fari i Bashkimit Europian. Për ne, kjo është dëshpëruese”, u shpreh Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.