Foto/ Derbi i Dajës, futbollistit të Partizanit i qan syri për trajnerët që e bënë protagonist
Fundjava në Superiore dhuron një sfidë shumë të veçantë, pasi Glen Daja do të vihet përballë Ilir Dajës, teksa Elbasani pret Dinamon në një ndeshje që këtë herë do të ketë një shije të veçantë.
Një ndeshje që duket se po e pret me padurim edhe sulmuesi i Partizanit, David Fadairo. Ai ka ripostuar në rrjetet sociale njoftimin për përballjen mes dy skuadrave, duke shkruar “Derbi i Dajës” të shoqëruar me një emoji të zjarrit.
Fadairo në fakt ka punuara gjatë verës me të dy, kur u bë pjesë e Dinamos për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës. Ai ishte protagonist i bluve, teksa me golat e tij ndihmoi këtë skuadër të ecte përpara edhe në këtë edicion në Europë, duke iu afruar ndjeshëm ëndrrës së pjesëmarrjes në fazës në grupe.
Në fillim u përfol për një transferim përfundimtar të Fadairos te Dinamo, por palët nuk gjetën akordin dhe ai u kthye te Partizani. Por postimi i tij i fundit tregon se nuk e ka harruar lidhjen që krijoi me blutë kryeqytetas, gjë që e bën atë një spektator të interesuar në “Derbin e Dajës”.
PANORAMASPORT.AL



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.