☁️
Tiranë 17°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,387 ▼0.41%
DOW 51,243 ▼0.71%
NASDAQ 24,424 ▼0.35%
NAFTA 86.90 ▲1.38%
ARI 3,859 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,606 ▲ +0.7% ETH $1,799 ▼ -0.47% XRP $0.9655 ▲ +2.29% SOL $73.1800 ▲ +4.39%
S&P 500 7,387 ▼0.41 % DOW 51,243 ▼0.71 % NASDAQ 24,424 ▼0.35 % NAFTA 86.90 ▲1.38 % ARI 3,859 ▲0.16 % S&P 500 7,387 ▼0.41 % DOW 51,243 ▼0.71 % NASDAQ 24,424 ▼0.35 % NAFTA 86.90 ▲1.38 % ARI 3,859 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Shumë alternativa, Laszlo vendos në kandar mesfushorët e Vllaznisë

Mesfusha duket se është aktualisht reparti ku Vllaznia ka krijuar konkurrencën më të madhe brenda skuadrës. Në një moment të sezonit ku trajneri Csaba Laszlo po kërkon të konsolidojë ekipin dhe të gjejë alternativat më të mira për çdo ndeshje, mesfusha ofron disa mundësi dhe profile të ndryshme.

Kjo i jep stafit teknik më shumë hapësirë për të zgjedhur, në varësi edhe të kundërshtarit dhe mënyrës së lojës që kërkohet të aplikohet. Tre emra që për momentin duken më të konsoliduar janë Dros, Mehmeti dhe Obina. Të tre kanë marrë hapësirat e tyre dhe gradualisht po fitojnë më shumë siguri në lojën e skuadrës, duke qenë alternativa të rëndësishme për trajnerin hungarez. Forma e tyre dhe paraqitjet në ndeshjet e fundit kanë bërë që të krijojnë një avantazh në hierarkinë e repartit, edhe pse konkurrenca mbetet e hapur.

Në këtë garë për minuta, një paraqitje pozitive së fundmi ka zhvilluar edhe Marku. Në përballjen ndaj Elbasanit, mesfushori tregoi një nivel të mirë dhe dha sinjale se mund të jetë një alternativë reale për formacionin. Paraqitja e tij i shton edhe më shumë opsionet në dispozicion të Laszlos, sidomos në një repart ku kërkohet intensitet, lëvizje dhe gatishmëri për të ndryshuar mënyrën e lojës gjatë ndeshjes.

Por lista e alternativave nuk mbyllet me kaq. Edhe Qato dhe Tafili po tregohen në nivelin e duhur gjatë seancave stërvitore, duke kërkuar hapësirat e tyre dhe duke mbajtur të hapur konkurrencën për një vend në formacion. Të dy janë futbollistë me eksperiencë dhe njohje të mirë të kampionatit, ndaj prania e tyre i jep stafit teknik mundësi të tjera për të menaxhuar repartin. Pikërisht kjo konkurrencë duket se është një nga elementët pozitivë që Vllaznia mund të shfrytëzojë në vazhdim.

Për një trajner, të ketë disa futbollistë në të njëjtin repart që janë në gjendje të mirë dhe kërkojnë të luajnë është një situatë që rrit nivelin e përgatitjes dhe e mban të lartë rivalitetin në skuadër. Çdo lojtar e di se vendi në formacion nuk është i garantuar dhe duhet fituar përmes paraqitjeve dhe punës në stërvitje. Në këtë mënyrë, mesfusha po shfaqet si reparti që i garanton Laszlos dhe stafit të tij më shumë rivalitet, cilësi dhe mbi të gjitha opsione të ndryshme.

Me Drosin, Mehmetin e Obinan në një moment të mirë, por edhe me Markun, Qaton e Tafilin që presin mundësinë e tyre, trajneri ka në dispozicion alternativa për të ndryshuar balancat e skuadrës. Kjo është një situatë që mund të rezultojë e vlefshme në vazhdim të sezonit, sidomos në një kampionat ku ritmi dhe nevoja për rotacion mund të kërkojnë zgjidhje të ndryshme nga një ndeshje në tjetrën.

ENDRI ÇINARI – PANORAMASPORT.AL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.