☁️
Tiranë 17°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,387 ▼0.41%
DOW 51,243 ▼0.71%
NASDAQ 24,424 ▼0.35%
NAFTA 86.90 ▲1.38%
ARI 3,859 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $64,606 ▲ +0.7% ETH $1,799 ▼ -0.47% XRP $0.9655 ▲ +2.29% SOL $73.1800 ▲ +4.39%
S&P 500 7,387 ▼0.41 % DOW 51,243 ▼0.71 % NASDAQ 24,424 ▼0.35 % NAFTA 86.90 ▲1.38 % ARI 3,859 ▲0.16 % S&P 500 7,387 ▼0.41 % DOW 51,243 ▼0.71 % NASDAQ 24,424 ▼0.35 % NAFTA 86.90 ▲1.38 % ARI 3,859 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Kategoria e Pare

Buxheti i Bashkisë Vlorë ka para për Orikun por jo për Flamurtarin. Shpërthen Sokol Kushta: Si përdoren paratë e taksapaguesve?

Projektbuxheti i Bashkisë së Vlorës për vitin 2027 ka sjellë debate në Këshillin Bashkiak, ku një nga çështjet më të diskutuara ka qenë financimi i sportit dhe zvarritja e procesit të privatizimit të klubeve.

Në qendër të diskutimeve është vendosur fondi prej 200 milionë lekësh të vjetra, i parashikuar për ekipin e Orikut, por edhe mungesa e mbështetjes së drejtpërdrejtë financiare për Flamurtarin. Ka qenë legjenda e futbollit vlonjat, Sokol Kushta, njëkohësisht anëtar i Këshillit Bashkiak, që ka ngritur pikëpyetje mbi shpërndarjen dhe administrimin e fondeve për sportin. Ai ka vënë në dukje diferencën mes mbështetjes financiare për Orikun dhe Flamurtarin, duke kujtuar se gjatë 3 viteve të fundit për ekipin e Orikumit janë akorduar shuma të konsiderueshme, ndërsa Flamurtari nuk ka përfituar financim të drejtpërdrejtë.

Kushta ka kërkuar transparencë për mënyrën se si do të përdoren fondet, si dhe përshpejtimin e procesit të shitjes së aksioneve të klubeve, në mënyrë që administrimi i tyre t’u kalojë investitorëve privatë. Sipas tij, modeli aktual duhet të ndryshojë, pasi financimi publik nuk mund të jetë zgjidhja e përhershme.

SOKOL KUSHTA – “E shikoj buxhetin e sportit dhe është gjë e mirë që ka mbështetje, por, duke qenë këshilltar dhe duke u marrë me këtë fushë, mendoj se duhet të japim edhe mendime e këshilla. Më vjen keq që janë parashikuar 200 milionë lekë për ekipin e Orikumit dhe këtu nuk vjen askush për të na shpjeguar se si do të administrohen këto para.

Të hënën, kur kishim mbledhjen e komisionit, kërkuam të na sqarohej mënyra se si do të përdoren fondet. Po të shikosh, janë 22 ekipe të Klubit Shumësportësh, që duhet të përballen me një fond të barabartë me atë të Orikumit. Unë flas si këshilltar, por po të isha drejtor, edhe unë do të interesohesha për sportin. Megjithatë, ka një logjikë në këtë drejtim. Jemi në një sistem kapitalist dhe jo në atë të para viteve ’90, kur shteti dhe bashkia kujdeseshin për gjithçka.

Në Botë ka shumë disiplina sportive që vetëfinancohen. Edhe te Labëria, ku unë jam i përfshirë, sportistët paguajnë një shumë për t’u stërvitur, ashtu si në kurse të ndryshme. E vlerësoj faktin që sporti është prioritet dhe mbështetja është diçka për t’u admiruar. Buxheti është rritur edhe në raport me vitin e kaluar, por gjithmonë ka një ‘por’.

Çfarë po bëjmë me shitjen e aksioneve të Orikumit? Kemi rreth tre vjet që i kemi dhënë afërsisht 400-500 milionë lekë. Ndërkohë, Flamurtari është në një situatë krejt tjetër, pasi nuk merr asnjë lekë, ndërsa Orikumi ka disa zëra të veçantë financimi. Jam i zhgënjyer që nuk erdhi një përfaqësues për të na shpjeguar se si do të përdoren paratë e taksapaguesve. Unë do të isha më i kënaqur nëse këto fonde do të shkonin, për shembull, për rregullimin e rrugës pranë stadiumit të Orikumit apo në zonën e detit. Këtë e kam kërkuar edhe vitin e kaluar.

Kryetare, dua të di nëse ka ndonjë pengesë ligjore për financimet në sport. Po ju kërkoj një përgjigje. Mendoj se të dyja skuadrat duhet të kalojnë në duart e atyre personave që i financojnë. Le t’i marrin dhe t’i blejnë aksionet”, përfundoi Kushta.

KRYEBASHKIAKJA MERSINI – Përballë shqetësimeve të ngritura nga Kushta ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini. Ajo ka theksuar se mbështetja për sportin mbetet një prioritet i institucionit që drejton, ndërsa ka shprehur besimin se ligji i ri për sportit do të ndihmojë në zgjidhjen e problematikave që kanë shoqëruar procesin e privatizimit të klubeve.

“Ne e kemi diskutuar shumë herë këtë çështje dhe kemi pritur gjithmonë miratimin e ligjit të sportit. Duke qenë se ligji ka vetëm pak ditë që është miratuar, ai hap një dritare për t’u dhënë përgjigje të gjitha pikëpyetjeve që kanë shoqëruar këtë proces. Në vizionin e Bashkisë, mendoj se nuk i jemi kursyer sportit dhe njerëzve që sakrifikojnë në këtë drejtim. Shumë prej tyre, përveç angazhimit sportiv, kanë edhe profesionet e tyre.

Vlora është një qytet që ka fituar medalje dhe ka nxjerrë kampionë në shumë disiplina, të cilët natyrisht kanë nevojë për financim. Për Klubin Shumësportësh kemi plotësuar të gjitha kërkesat. Kemi lënë pa plotësuar vetëm disiplinën e notit, pasi duhet të shqyrtojmë disa klauzola. Sa i përket privatizimit, tashmë që ligji i sportit ka hyrë në fuqi, do të shohim se si do të procedojmë”, u shpreh kryebashkiakja Brunilda Mersini.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.