FOTO/ Makinës së parkuar i vihet flaka gjatë natës, Policia heton zjarrvënien e qëllimshme, merret dëshmia e pronares! Se
Një automjet i parkuar është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës së të hënës, në lagjen “24 Maji” të Vlorës.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa automjeti në pronësi të shtetases Silvana N., është përfshirë tërësisht nga zjarri.

Pronarja ka dëshmuar se nuk ka konflikte, teksa pret përfundimin e hetimeve për ngjarjen.

Policia dyshon se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Në kuadër të hetimeve, po verifikohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave përreth, me qëllim identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Hetuesit presin edhe rezultatet e ekspertimit piroteknik, për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe ndjekur linjën e investigimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.