🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,307 ▼ -0.31% ETH $2,407 ▼ -1.33% XRP $1.2922 ▼ -1.56% SOL $103.4400 ▼ -0.98%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

FOTO/ Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

Ka përshkallëzuar situata në ditën e pestë të protestës së dhunshme. Bëhet e ditur protestuesit i kanë vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

Nga ana tjetër, Policia ka nisur një ndërhyrje nga disa drejtime në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke tentuar t’i kapë në befasi protestuesit që vijojnë përplasjet përpara Kryeministrisë.

Forcat e rendit kanë avancuar njëkohësisht nga zona e Piramidës dhe nga rrugë të tjera që lidhen me bulevardin, në përpjekje për t’u afruar drejt grupeve të demonstruesve dhe për të shpërndarë turmën.

Gjatë këtyre ndërhyrjeve, efektivët kanë shoqëruar disa persona, ndërsa në zonë janë regjistruar momente të forta tensioni dhe përplasje të drejtpërdrejta mes policisë dhe protestuesve.

Ndërhyrja nga disa fronte ka krijuar një situatë edhe më të rënduar, pasi demonstruesit janë përballur me forcat e rendit jo vetëm në pjesën kryesore të bulevardit, por edhe në rrugët anësore.

Lëvizjet e policisë vijnë pas disa orësh përplasjesh, gjatë të cilave efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, ndërsa grupe protestuesish janë përgjigjur me gurë, kokteje Molotov dhe sende të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.