🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.21 ▲2.16%
ARI 4,575 ▲0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,813 ▲ +4.8% ETH $2,325 ▲ +2.54% XRP $1.2565 ▲ +13.39% SOL $87.7800 ▲ +1.8%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.21 ▲2.16 % ARI 4,575 ▲0.66 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Fox News: Si u fabrikua protesta kundër Kushner përmes dezinformimit dhe interesave të huaja

Gjigand mediatik amerikan, Fox News, njohur si një nga mediat pro dhe afër Presidentit të SHBA, Donald Tramp ka publikuar një artikull për mënyrën se si u fabrikua protesta kundër projektit te Kushner ne Zvernec e Sazan, nëpërmjet dezinformimit dhe sajesave të shpërndara kryesisht në rrjetet sociale.

Duke cituar një burim ‘familjar’ me projektin, Fox News thtoë se informacionet kundër projektit janë të sajesa apo falsifikime nga jashtë Shqipërisë.

“Një burim i njohur me situatën me projektin e resortit luksoz i tha Fox News Digital se disa nga informacionet që qarkullojnë në internet rreth projektit janë të sajuara dhe të falsifikuara, dhe se disa dezinformata kanë dalë nga jashtë vendit”, citon burimi.

Fox News konfirmon pretendimet e kryeministrit Edi Rama i cili prej javësh ka ngritur shqetësimin se Shqipëria për shkak të investimit të Kushner, është kthyer në qendrën globale të një lufte hibride, kryesisht nga Irani apo dhe vende të tjera.

Media amerikane pyeti zyrën kryeministrore për situatën, ndërsa në emër të Edi Ramës iu atribua një përgjigje shteruese mbi sulmet që po i bëhen këtij projekti.

“Të gjitha palëve dhe individëve të huaj të interesuar, të cilët kanë përhapur të gjitha llojet e dezinformatave dhe kanë nisur të gjitha llojet e sulmeve të pabaza në të gjithë globin kundër një projekti shumë ambicioz me potencialin për t’u bërë një model tjetër për mënyrën se si mund të ndërtohen destinacionet turistike të gjeneratës së ardhshme”, shprehej Rama.

Fox News i është drejtuar edhe kompanisë nga Katari që po drejton projektet për investimet në Sazan dhe Zvërnec.

Drejtuesi i kompanisë Sazan Real Estate Development LLC i tha medias amerikane se projekti ka për qëllim një destinacion të klasit botëror, mes ruajtjes së natyrës dhe një ekonomie afatgjatë.

Ai premton se investimi do të bëjë Shqipërinë krenare.

“Për katër vjet, ne kemi punuar drejt krijimit të një destinacioni të klasit botëror në bregdetin shqiptar një destinacion i rrënjosur në dizajn të menduar mirë, kujdes mjedisor dhe mundësi ekonomike afatgjata. Qëllimi ynë është i thjeshtë: të festojmë bukurinë natyrore të Shqipërisë, të krijojmë vende pune dhe të ndërtojmë diçka për të cilën brezat e ardhshëm mund të jenë krenarë. E ardhmja e projektit në fund të fundit do të përcaktohet nga Shqipëria dhe populli shqiptar”, thotë ai.

Sa i përket protestave në bulevard, Fox News shkruan se protestat e nisura kundër investimit në Zvërnec e Sazan, tashmë kanë marrë një tjetër rrjedhë, kundër kastës politike, duke kërkuar jo vetëm dorëheqjen e Edi Ramës, por dhe të liderit të opozitës, Sali Berishës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.