☁️
Tiranë 21°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,244 ▼ -1.91% ETH $2,347 ▼ -2.6% XRP $1.2756 ▼ -3.12% SOL $100.6600 ▼ -3.81%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – 135 të arrestuar para fillimit të protestave në qytetet kryesore

PARIS, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Policia franceze arrestoi 135 persona përpara nisjes së protestave në disa qytete të vendit, ndërsa autoritetet kanë angazhuar rreth 70 mijë efektivë për garantimin e sigurisë.

Ministri i Brendshëm i Francës, Laurent Nunez, deklaroi se deri në atë moment nuk ishin regjistruar incidente madhore, ndërsa kontrollet e policisë vijonin në kuadër të masave parandaluese kundër trazirave dhe akteve të mundshme të dhunës.

Sipas ministrit, në rajonin e Parisit janë kryer më shumë se 1 000 kontrolle, gjatë të cilave janë sekuestruar sende të konsideruara të rrezikshme, përfshirë topa metalikë të përdorur në lojën tradicionale franceze petanka, llastiqe dhe një armë të lehta.

Nunez i cilësoi kontrollet si shumë efikase, duke theksuar se forcat e rendit mbeten në gatishmëri të lartë.

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë nga frika e përsëritjes së episodeve të dhunës dhe plaçkitjeve të regjistruara gjatë fundjavës së kaluar.

Prefektura e Policisë së Parisit njoftoi se po kryhen kontrolle të gjera, veçanërisht në stacionet hekurudhore dhe në transportin publik, me synimin për të parandaluar hyrjen në kryeqytet të personave që mund të përfshihen në akte të paligjshme.

Sipas raportimeve fillestare, situata në Paris para nisjes së protestave paraqitej e qetë.

Ministri i Brendshëm bëri të ditur gjithashtu se disa demonstrata ishin ndaluar, ndërsa organizimi i tubimeve të tjera ishte lejuar me kushtin që organizatorët të siguronin shërbime të brendshme për ruajtjen e rendit dhe që protestat të mos zhvilloheshin në zona me rrezik të lartë për trazira dhe plaçkitje.

Në Nicë, ku sipas prefekturës janë ndaluar të gjitha grumbullimet publike, në qendër të qytetit janë dislokuar forca policore, xhandarmëria dhe njësi speciale.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe qytetit të Orléans, ku gjatë fundjavës po zhvillohet konferenca e partisë së ekstremit të djathtë, ”Tubimi Kombëtar” (”Rassemblement National”).

Sipas prefekturës, deri në mesditë rreth 11 000 persona ishin mbledhur për të protestuar kundër këtij aktiviteti, ndërsa për fundjavën janë mobilizuar rreth 3 000 punonjës të sigurisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Protestat në Francë kanë vijuar prej javësh, fillimisht të nxitura nga të rinjtë që kërkojnë pajisje dhe kushte më të mira në shkolla. Gjatë fundjavës, demonstratave iu bashkuan edhe grupe të tjera, përfshirë qytetarë që protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës.

Në periferi të protestave janë raportuar përplasje të rënda, ndërsa autoritetet vijojnë të mbajnë në fuqi masat e shtuara të sigurisë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.