☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.16 ▲1.77%
ARI 3,698 ▲3.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,593 ▲ +1.07% ETH $1,724 ▲ +0.84% XRP $0.9724 ▲ +1.93% SOL $73.1200 ▲ +2.91%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.16 ▲1.77 % ARI 3,698 ▲3.75 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.16 ▲1.77 % ARI 3,698 ▲3.75 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Ekonomia në recesion, PBB-ja tkurret për të tretin tremujor radhazi

PARIS, 27 nëntor /ATSH-AFP/- Lajmet e këqija për ekonominë franceze vijojnë, pasi Franca ka hyrë në recesion që prej tremujorit të dytë të vitit, ndërsa performanca ekonomike në tremujorin e tretë rezultoi më e dobët nga sa ishte parashikuar, bëri të ditur sot Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Studimeve Ekonomike (Insee), duke vënë në pikëpyetje parashikimet e qeverisë për rritjen ekonomike gjatë gjithë vitit.

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), që mat aktivitetin ekonomik përmes pasurisë së krijuar, u tkurr me 0,2% në tremujorin e tretë, pas një stanjacioni në tremujorin e dytë dhe një rënieje prej 0,2% në tremujorin e parë, njoftoi “Insee” në raportin e detajuar.

Instituti Kombëtar i Statistikave rishikoi në ulje vlerësimin e tij fillestar për tremujorin e tretë, i cili parashikonte një tkurrje prej 0,1%.

Të dhënat e përditësuara tregojnë se vendi ka hyrë që prej tremujorit të dytë në atë që njihet si recesion teknik, i karakterizuar nga dy tremujorë radhazi me rënie të PBB-së.

Në terma absolutë, PBB-ja u ul në tremujorin e parë dhe të dytë, përkatësisht në 664,4 miliardë dhe 664,2 miliardë euro, nga 665,7 miliardë euro në tremujorin e katërt të vitit 2025. Në tremujorin e tretë, ekonomia shënoi një tjetër rënie, duke zbritur në 662,6 miliardë euro.

Në fund të tetorit, “Insee” kishte publikuar ende të dhëna që tregonin stabilitet të plotë ekonomik në tremujorin e parë dhe të dytë.

“Tashmë kemi një rënie shumë të lehtë të PBB-së gjatë tremujorit të dytë”, deklaroi Marie Leclair, drejtuese e Departamentit të Llogarive Kombëtare në Insee, gjatë një konference për shtyp.

Sipas saj, kjo “nuk e ndryshon realisht panoramën e përgjithshme që kemi paraqitur për ekonominë”, por “teknikisht, mund të themi se jemi në recesion”./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.