Piroli dhe Kristian Ymeri dyshohet se kanë kryer 5 vrasje me pagesë, në Lezhë planifikuan eleminimin e Erjon Tucit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e ndërmarra nga Prokuroria e Shkodrës, për Vinçesk Piroli dhe Kristian Ymerin, të cilët janë nën hetim për dyshime lidhur me pesë vrasje me pagesë. Mes ngjarjeve për të cilat dyshohet se kanë qenë të përfshirë është edhe një vrasje në Shkodër, ndërsa në Lezhë dyshohet se po përgatitnin ekzekutimin e Erjon Tucit. Për atentatin e Lezhës, ata u vunë në pranga, gjatë muajit Tetor, ndërkohë që Piroli përfitoi përkohësisht dhe zbutjen e masës në arrest shtëpie.
Sipas dyshimeve hetimore, vrasja e Tucit ishte planifikuar për motive hakmarrjeje, si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së një shqiptari në një burg në Greqi. Për ngjarjet kriminale, autoritetet kanë siguruar edhe një dëshmi, e cila pritet të ndihmojë në dokumentimin e përfshirjes së personave të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre.
Hetimet vijojnë për të identifikuar të gjitha ngjarjet e mundshme kriminale dhe rolin që dyshohet se ka pasur secili prej tyre.
Zyrtarisht Gjykata e Shkodrës lëshoi dje masën e arrestit me burg për Pirolin dhe Ymerin, si autorë të dyshuar të vrasjes së 65-vjeçarit Frrok Lleshaj, e ndodhur në Gushtin e kaluar në Vaun e Dejës.
Lleshaj, kishte kryer një vrasje në vitin 1995, dhe u arratis nga burgu në trazirat e vitit 1997.
Ai u arrestua më vonë në vitin 2006 ku vuajti 21 vjet burg dhe doli në 2023. Në momentin e ekzekutimit ai kishte vetëm pak muaj që kishte dalë nga burgu.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.