☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 85.29 ▲1.92%
ARI 3,698 ▲3.73%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,606 ▲ +1.23% ETH $1,723 ▲ +1% XRP $0.9726 ▲ +2.18% SOL $73.0700 ▲ +2.97%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.29 ▲1.92 % ARI 3,698 ▲3.73 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 85.29 ▲1.92 % ARI 3,698 ▲3.73 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë për 6.1%

Kostoja e ndërtimit në Kosovë është rritur për 6.1% në tremujorin e tretë të vitit 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Sipas të dhënave të publikuara Indeksi i Kostos së Ndërtimit ka shënuar rritje edhe për 1.4% krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti.

Ndërtimi në Kosovë po përballet me kosto gjithnjë e më të larta. Vetëm në tremujorin e tretë të vitit 2026, kostoja e ndërtimit u rrit për 1.4 për qind, ndërsa krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, shtrenjtimi arriti në 6.1 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e tretë të vitit 2026, të cilat tregojnë rritje të vazhdueshme të shpenzimeve në këtë sektor.

Sipas ASK-së, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2026, rritja më e madhe është regjistruar te energjia, me 4.9 për qind, e pasuar nga pagat me 3.3 për qind.

Në të njëjtën periudhë, transporti u shtrenjtua për 1.7 për qind, kostot e tjera për 1.4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit për 1.1 për qind. E vetmja kategori që shënoi rënie ishte ajo e makinerive, me 0.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1,4 % në TM3 2026, krahasuar me TM2 2026. Ndërkaq, krahasuar TM3 2026 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM3 2025), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,1 %”.

Ndërkaq, krahasimi vjetor tregon një rritje edhe më të theksuar të kostove në këtë sektor. Në TM3 2026, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2025, transporti u shtrenjtua për 13.1 për qind, pagat për 9.7 për qind dhe kostot e tjera për 7.3 për qind.

Edhe materialet e ndërtimit patën rritje prej 5.4 për qind, ndërsa energjia u shtrenjtua për 3.3 për qind. Në këtë krahasim, makineritë shënuan rënie prej 0.6 për qind.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se shtrenjtimi i ndërtimit ka qenë veçanërisht i theksuar gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2021, Indeksi i Kostos së Ndërtimit shënoi rritje vjetore prej 12.2 për qind, ndërsa në vitin 2022 rritja arriti në 20.1 për qind.

Pas kësaj periudhe, ritmi i rritjes u ngadalësua. Në vitin 2023, indeksi u rrit për 0.6 për qind, në vitin 2024 për 3.4 për qind, ndërsa në vitin 2025 për 4.4 për qind.

Megjithatë, të dhënat tremujore për vitin 2026 tregojnë se kostot kanë vazhduar të rriten. Indeksi ishte 156.0 pikë në tremujorin e parë, 158.4 pikë në tremujorin e dytë dhe arriti në 160.7 pikë në tremujorin e tretë.

Për më tepër, mesatarja vjetore e indeksit është rritur nga 103.4 pikë në vitin 2020, në 116.9 pikë në vitin 2021, 139.1 pikë në vitin 2022, 140.0 pikë në vitin 2023, 144.7 pikë në vitin 2024 dhe 151.1 pikë në vitin 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.