☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,728 ▲0.12%
DOW 52,068 ▲0.86%
NASDAQ 26,617 ▼0.29%
NAFTA 96.17 ▲2.42%
ARI 4,172 ▲1.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,406 ▲ +0.88% ETH $2,441 ▲ +0.35% XRP $1.3393 ▲ +0.8% SOL $105.9900 ▲ +2.03%
S&P 500 7,728 ▲0.12 % DOW 52,068 ▲0.86 % NASDAQ 26,617 ▼0.29 % NAFTA 96.17 ▲2.42 % ARI 4,172 ▲1.57 % S&P 500 7,728 ▲0.12 % DOW 52,068 ▲0.86 % NASDAQ 26,617 ▼0.29 % NAFTA 96.17 ▲2.42 % ARI 4,172 ▲1.57 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Lecornu: Protestat e nxënësve po shndërrohen në akte dhune urbane

PARIS, 15 tetor -/ATSH-DPA/ – Kryeministri francez Sébastien Lecornu deklaroi të enjten se lëvizja e protestës së nxënësve të shkollave të mesme në Francë po shndërrohet në një lëvizje të dhunës urbane, ndërsa shprehu shqetësimin për mundësinë e përplasjeve gjatë demonstratave të së shtunës kundër rritjes së kostos së jetesës.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Lecornu tha se, bazuar në informacionet e mbledhura gjatë paradites, protestat nuk mund të konsiderohen më thjesht një lëvizje e nxënësve, pasi intensiteti i akteve të dhunës është rritur ditët e fundit.

Ai dënoi atë që e cilësoi si “një thirrje të tmerrshme për dhunë” në disa zona, duke përmendur hedhjen e fishekzjarrëve me mortaja në ambientet e shkollave të mesme dhe hyrjet e paautorizuara në institucione.

Kryeministri theksoi se këto akte përbëjnë një fyerje edhe për nxënësit që kanë dalë në protesta për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre, si dhe për të kërkuar më shumë mbështetje nga qeveria dhe këshillat rajonalë.

Lëvizja e bllokimit të shkollave, e nisur në shtator, kërkon më shumë fonde për arsimin.

Lecornu konfirmoi gjithashtu shqetësimin e qeverisë për mundësinë e akteve të dhunës gjatë demonstratave të planifikuara për të shtunën kundër kostos së lartë të jetesës. Protestat janë thirrur nga disa organizata, përfshirë edhe përfaqësues të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”, e cila u shfaq si një lëvizje e gjerë shoqërore në Francë gjatë viteve 2018–2019.

“Po, kemi frikë nga dhuna. E shihni se nuk po arrijmë më të organizojmë një manifestim në këtë vend pa ndërhyrjen e grupeve të dhunshme të së majtës ekstreme dhe, në disa raste, të së djathtës ekstreme”, deklaroi kryeministri, duke iu referuar situatës së ditëve të fundit.

Ai pranoi se në Francë ekziston një gjendje e theksuar lodhjeje dhe pakënaqësie, e nxitur nga krizat e vazhdueshme, luftërat, pasiguritë ekonomike dhe shqetësimet për fuqinë blerëse dhe inflacionin.

Sipas Lecornut, disa lëvizje politike po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë pakënaqësi për përfitime elektorale. Ai iu referua në mënyrë indirekte partisë së majtës radikale “La France insoumise”, të cilën ekzekutivi francez e akuzon për instrumentalizimin e protestave të nxënësve.

Në përfundim, kryeministri përmendi edhe mobilizimin e madh politik që pritet më 18 prill, datë që lidhet me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.