☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 93.03 ▲1.28%
ARI 4,196 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.43% ETH $2,547 ▲ +1.72% XRP $1.3989 ▲ +0.45% SOL $111.0300 ▲ +1.37%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 93.03 ▲1.28 % ARI 4,196 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8465 EUR/CHF 0.9302 EUR/ALL 91.6300 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3810 EUR/TRY 55.2664 EUR/JPY 177.25 EUR/CAD 1.5970
12 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Përshkallëzohen protestat e gjimnazistëve, të paktën tetë punonjës arsimi të plagosur

PARIS, 12 tetor /ATSH-AFP/ – Të paktën tetë punonjës të sistemit arsimor francez janë plagosur sot në mëngjes, në kuadër të protestave të lëvizjes së gjimnazistëve, njoftoi Ministria e Arsimit.

Kjo shifër nuk përfshin drejtorin e një kolegji dhe një mësuese, të cilët u plagosën nga të shtënat me armë gjahu në Aubagne, në jug të Francës.

Ministria vuri në dukje se, megjithëse numri i institucioneve arsimore të mbyllura po zvogëlohet dhe 96,5 për qind e tyre ishin të hapura sot, aktet e dhunës po shtohen.

Sipas saj, incidentet janë përqendruar veçanërisht në zonën akademike të Creteil, si dhe në Bordo dhe Lion.

Gjimnazistët francezë kanë nisur një javë të re protestash, me bllokimin e shkollave në të gjithë vendin sot. Për nesër është paralajmëruar një demonstratë e madhe, për të cilën presidenti Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të zhvillohet në qetësi.

Në një klimë tensionesh që vijon prej disa javësh, drejtori i një institucioni arsimor në jug të Francës, i cili nuk ishte i përfshirë në lëvizjen e protestave, u plagos me armë zjarri të hënën në mëngjes, së bashku me një mësuese.

Sipas burimeve të ndryshme, një 14-vjeçar është ndaluar nga policia.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, dhe ministri i Arsimit Kombëtar, Edouard Geffray, pritet të shkojnë në Aubagne, në vendin ku ndodhi incidenti.

Protestat nisën më 17 shtator, gjashtë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale.

Gjimnazistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të mësimit, rinovimin e ndërtesave shkollore dhe heqjen e përzgjedhjes së kandidatëve përmes platformës së orientimit universitar Parcoursup.

Presidenti francez bëri thirrje sot që demonstrata e nesërme të zhvillohet “në qetësi, në rregull dhe me respekt për njerëzit dhe pronën”.

Presidenti Macron kritikoi gjithashtu atë që e cilësoi si përpjekje të së majtës radikale për të përfituar politikisht nga zemërimi i të rinjve./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.