☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,716 ▲ +1.28% ETH $2,258 ▲ +1.3% XRP $1.2554 ▲ +1.28% SOL $96.1300 ▲ +2.24%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË- Përshkallëzohen tensionet, 320 mijë qytetarë në protesta në mbarë vendin

PARIS, 31 tetor /ATSH – ANSA/ – Tensionet janë përshkallëzuar në Paris në përfundim të protestës së tretë të mobilizimit social në Francë, e cila deri në momentet e fundit ishte zhvilluar në mënyrë paqësore.

Grupe personash të dhunshëm kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të policisë, si dhe kanë dëmtuar stacionet e autobusëve dhe stolat në hapësirat publike.

Forcat e rendit ndërhynë për shpërndarjen e tyre, duke u përballur me grupe të rinjsh të veshur me të zeza në zonën e Porte de Charenton.

Sipas të dhënave të prefekturës, protesta në kryeqytetin francez mblodhi rreth 70 mijë pjesëmarrës.

Shifra është ndjeshëm më e ulët krahasuar me javën e kaluar, kur në Paris u regjistruan rreth 110 mijë protestues.

Ndërkohë, sipas Ministrisë së Brendshme franceze, në të gjithë vendin dolën në rrugë rreth 320 mijë persona, kundrejt 410 mijë një javë më parë dhe 550 mijë më 17 tetor.

Tensione u raportuan edhe në qytetet e Tuluzës, Marsejës dhe Renës.

Në Marsejë, ku protesta nuk ishte njoftuar paraprakisht, policia përdori autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Lideri politik Jean-Luc Mélenchon, i cili mori pjesë në marshimin në Paris, deklaroi se kërkesat e protestuesve janë një e drejtë, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e zhvillimit të demonstratave në kushte sigurie.

“Ne do të fitojmë”, shkroi Mélenchon në një mesazh gjatë protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.