☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,739 ▲0.21%
DOW 52,533 ▲0.3%
NASDAQ 26,476 ▼0.01%
NAFTA 102.49 ▲2.59%
ARI 4,057 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,740 ▲ +0.06% ETH $2,340 ▼ -0.49% XRP $1.3154 ▼ -0.83% SOL $101.2600 ▼ -0.01%
S&P 500 7,739 ▲0.21 % DOW 52,533 ▲0.3 % NASDAQ 26,476 ▼0.01 % NAFTA 102.49 ▲2.59 % ARI 4,057 ▼0.43 % S&P 500 7,739 ▲0.21 % DOW 52,533 ▲0.3 % NASDAQ 26,476 ▼0.01 % NAFTA 102.49 ▲2.59 % ARI 4,057 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

FRANCË – Senati miraton projektligjin “Protestuesit paguajnë” pas vandalizmave të 17 tetorit

PARIS, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Senati francez miratoi dhe zgjeroi sot të ashtuquajturin projektligj “Protestuesit paguajnë”, më shumë se një javë pas vandalizmave që shpërthyen gjatë protestave të 17 tetorit kundër kostos së lartë të jetesës në të gjithë vendin.

Në dispozitën e tij kryesore, projektligji përcakton përgjegjësi civile për anëtarët e një grupi që kryen vandalizëm, pa kërkuar që ata të provojnë përgjegjësinë e tyre.

Në varësi të disa kushteve, kjo përgjegjësi është e kufizuar në 10 000 euro.

Ndihmat familjare dhe përfitimet e strehimit gjithashtu mund të sekuestrohen sipas këtij legjislacioni.

Senatorët e forcuan projektligjin duke përfshirë përfitime të tjera sociale, si dhe duke miratuar masa të shumta sigurie, të tilla si qasja më e lehtë në mbikëqyrjen algoritmike me video, shumica e të cilave mbështeten nga qeveria.

Ministri i Brendshëm Laurent Nunez e mbrojti projektligjin si një masë “të bazuar në logjikën e shëndoshë”, duke pasur parasysh nevojën “urgjente” për të adresuar dëmin e fundit me legjislacion, i cili ka prekur më shumë se 2 500 biznese, sipas Dhomave Franceze të Tregtisë dhe Industrisë (CCI France).

Projektligji, i miratuar me 229 vota pro dhe 105 kundër, u hartua gjatë verës, pas trazirave që shpërthyen pas fitores së PSG-së në Ligën e Kampionëve në fund të majit.

Krahu i majtë e kritikoi ashpër atë, duke akuzuar qeverinë për një “kufizim të lirisë” që shpërfill “lirinë për të demonstruar”.

Amnesty International i kërkoi qeverisë të “braktiste” projektligjin, duke e përshkruar atë si një “projektligj që kufizon lirinë dhe që kërcënon seriozisht të drejtën për të demonstruar duke i ekspozuar të gjithë protestuesit ndaj rrezikut të ndëshkimeve financiare”.

Teksti tani po i dërgohet Asamblesë Kombëtare, Dhomës së Ulët, ku shqyrtimi i tij premton diskutime të nxehta, në mungesë të shumicës./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.