☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 14 July 2026
S&P 500 7,515 ▼0.79%
DOW 52,499 ▼0.26%
NASDAQ 25,873 ▼1.55%
NAFTA 80.31 ▲2.78%
ARI 4,027 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $62,644 ▼ -0.7% ETH $1,784 ▼ -0.19% XRP $1.0695 ▼ -1.03% SOL $75.2400 ▼ -1.69%
S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.31 ▲2.78 % ARI 4,027 ▲0.53 % S&P 500 7,515 ▼0.79 % DOW 52,499 ▼0.26 % NASDAQ 25,873 ▼1.55 % NAFTA 80.31 ▲2.78 % ARI 4,027 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1397 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 93.7664 EUR/MKD 61.6220 EUR/RSD 117.3452 EUR/TRY 53.5778 EUR/JPY 184.99 EUR/CAD 1.6122
14 Jul 2026
Breaking
Sporti

Francë-Spanjë, Mbappe dhe Yamal sfidojnë sot njëri-tjetrin për një vend në finale

Ndeshja në Dallas mund të jetë një hakmarrje për gjysmëfinalen e Euro 2024. Në lojë është “bileta” e “MetLife Stadium” për të dielën në mbrëmje.

Francë-Spanjë është gjysmëfinalja e parë e Botërorit 2026. Në Dallas luhet për një vend në aktin përmbyllës të Kupës së Botës, i programuar më 19 korrik në “MetLife Stadium” kundër Anglisë ose Argjentinës. “Bleus”, që kanë eliminuar Marokun dhe Belgjikën, gjenden përballë djemve të de la Fuente dy vjet pas gjysmëfinales së Euro 2024, e fituar nga spanjollët. Do të jetë sërish sfida hyjnore mes Yamal dhe Mbappe.

Botërori 2026 hyn në javën e fundit, atë vendimtare. Në Dallas luhet sot (ora 21:00) Francë-Spanjë, ndeshja që për shumë njerëz është finalja e parakohshme. Zbret në fushë Franca, skuadra që gjatë gjithë turneut është konsideuar favoritja kryesore, ajo me më pak pika të dobëta. Por përballë ka pikërisht “kryptonite” e saj, duke qenë se dy ndeshjet e fundit kundër Spanjës, ku në lojë ishte finalja (e Europianit dhe Nations League) janë fituar nga djemtë e de la Fuente.

Më 5 qershor 2025, një 5-4 për Spanjën në gjysmëfinalen e Nations League. “La Roja” udhëhiqte 4-0 në minutën e 55-të. Edhe në atë rast ishte sfida Yamal-Mbappe. Lamine dhe Kylian e mbyllën ndeshjen respektivisht me një dopietë dhe një gol. Sigurisht, dy yjet që prej vitesh ndezin edhe “El Clasico”, duan të jenë vendimtarë.

Në 2024-ën, Francë-Spanjë ishte gjysmëfinalja e Euro 2024 dhe u fitua 2-1 nga iberikët, që më pas triumfuan në finale kundër Anglisë. Ky Botëror gjithsesi po na tregon gjëra të tjera.

Sepse peshorja, edhe pse me një diferencë të lehtë, duket se anon nga nga skuadra e Deschamps, që ka treguar pak dobësi. Asnjë gol i pësuar në fazën me eliminim direkt. Ka mundur lehtë skuadra si Norvegjia (edhe pse me rezervat), Suedia dhe Maroku. Spanja në anën tjetër vuajti me Portugalinë e Cristiano Ronaldo dhe Belgjikën.

Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra dhe pavarësisht vlerësimit për Anglinë dhe Argjentinën, nga kjo gjysmëfinale duket se do të dalë favoritja e vërtetë për 19 korrikun.

Franca shpreson të rikuperojë Tchouameni, gati për t’u kthyer në skemën 4-2-3-1 bashkë me Rabiot, pas fantazisë së Dembele, Olise dhe Doue, treshes që mbështet Mbappe. De la Fuente nuk pritet ta ndryshojë 11-shen. Edhe këtë herë Merino, fituesi i ndeshjeve, do ta nisë nga stoli, me Fabian Ruiz titular.

Ndeshja starton në orën 21:00 dhe do të arbitrohet nga Barton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.