Politika

FRESH apel të rinjve që të dalin të votojnë

Nënkryetarja e FRESSH Maria Myridinasi u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve e të rejave, në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Fier, Lushnje e kudo në 61 bashkitë anembanë Shqipërisë që të dalin të votojnë.

“Dita është akoma mjaftueshëm e gjatë që secili prej jush, të marrë me vete një shok a një shoqe, të kapë përdore një të afërm a një mik e t’i drejtohet qendrës së votimit. Këto janë zgjedhjet tona si kurrë më parë. Sot vendoset jo vetëm për komunitetet ku ne jetojmë, jo vetëm për familjet e prindërit tanë, por edhe për çështjet që prekin drejtpërdrejtë çdo të ri”, deklaroi ajo nga selia e Partisë Socialiste.

Myridinasi shtoi se “vota juaj sot është një votë që do të vendosë se çfarë mundësish do të ofrojnë nesër për të rinjtë bashkitë e reja. Vota juaj sot është një votë për gjithë ata të rinj që kandidojnë për bashkitë e reja e për këshillat bashkiake e që nesër do të jenë përfaqësuesit tuaj”.

Sipas saj, njerëzit që do të luftojnë për interesat e rinisë, për të vendosur sa kënde sportive, sa qendra rinore, sa mbështetje për sipërmarrjen rinore e për projektet e të rinjve do të ketë nesër. “Prandaj votoni, votoni, votoni miqtë e mi. Mos e humbisni këtë rast. Ne jemi shumë dhe sa më shumë prej nesh të votojnë aq më e fortë do të jetë kauza jonë”, përfundoi apelin drejtuar të rinjëve Nënkryetarja e FRESSH.

Në një dalje të dytë për mediat, Nënkryetarja e FRESSH ripërsërit ftesën ndaj të gjithë të rinjve e të rejave se “kanë mbetur edhe 4 orë deri në mbylljen e qendrave të votimit. 4 orë që ju të gjithë të votoni”

“Për shumë prej jush kjo është hera e parë që mund të votoni. Hera e parë që ju jepet mundësia që me votën tuaj të ndikoni në fatet e qytetit dhe vendit ku jetoni. Mos e humbni këtë shans. Por ky është një shans që nuk duhet humbur nga asnjë i ri dhe e re, pavarësisht nëse voton për herë të parë apo nëse keni pasur rastin të votoni edhe më parë. Ne themi shpesh se Shqipëria ka një popullsi me moshë të re, se të rinjtë janë e ardhmja. Kërkojmë me të drejtë që politika të bëjë më shumë për ne”, u shpreh  ajo.

Ajo tha se ne ërkojmë më shumë mundësi, më shumë përfshirje, më shumë zë në vendimmarrje.

“E pra e vërteta është se këtë e kemi vetë në dorë. Sot kandidojnë për kryetarë bashkie e për këshillat bashkiakë shumë e shumë nga bashkëmoshatarët tanë. E kemi ne në dorë t’i mbështesim për t’u bërë zëdhënës të interesave dhe kërkesave tona. Prandaj shfrytëzojeni kohën që ka mbetur. Bëhuni edhe ju pjesë e vendimmarrjes popullore në këto zgjedhje. Dilni dhe votoni”, përfundoi Nënkryetarja e FRESSH Maria Myridinasi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button