☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,893 ▼ -0.94% ETH $2,383 ▼ -0.57% XRP $1.2924 ▼ -2% SOL $102.7200 ▼ -1.18%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbyllen qendrat e votimit në shkallë vendi, pjesëmarrja rreth 45 për qind

Qendrat e votimit në shkallë vendi janë mbyllur. Edhe në orën e fundit të mbetur për të hedhur votën, nëpër qendra zgjedhore nuk ka pasur flukse apo radhë.

Nga të dhënat e KQZ, pjesëmarrja në rang kombëtar në këto zgjedhje pritet të shkojë deri në 45 për qind. Këtë herë trupa e KQZ ka qenë e plotësuar dhe ka debatuar mbi qendrën e vetme të votimit që nuk është hapur, ajo e burgut të Rogozhinës.

Pa dyshim që ky do të jetë një rast për partitë për të kërkuar përsëritje të zgjedhjeve për këtë bashki.

Ndërkohë, komisioneri i PS në KQZ, Genc Gjonçaj ka deklaruar për Top Channel se, në këtë proces janë plotësuar të gjitha standardet, ndryshe nga proceset e viteve të kaluara, kur janë verifikuar problematika serioze.

“Shifrat e orës 16 janë thuajse të përafërta. Pjesëmarrja në 64 për qind të qendrave të votimit ka qenë rreth 45 për qind. Veç kësaj theksoj se, nëse është dëshira për të mos kapur institucionet ne mund të arrijmë rezultate. Ne kemi bërë zgjedhje, qytetarët kanë shkuar të lirë të votojnë dhe mund të them se është arritur një standard. Në të shkuarën problemet kanë shqetësuar procesin, ndërsa sot ishte një ditë e qetë dhe pozitive”, ka thënë Gjonçaj.

1 Koment

  • violeta 22 Qershor 2015, 07:50

    si keto zgjedhje dhe te gjitha zgjedhjet behen me blerje votash dhe smund te thuhet zgjedhje te lira por blerje votash jo nga nje parti e vetme por nga te gjitha partit

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.