Frika përfshin rusët, Kremlini nis rekrutimet e detyruara të civilëve për luftën në Ukrainë
Forcat ruse të sigurisë po arrestojnë civilët në mes të rrugës dhe po u bëjnë presion atyre të nënshkruajnë kontrata ushtarake, në një kohë kur flitet se Kremlini po përgatitet për një valë të re mobilizimi për luftën në Ukrainë.
Në mes të gushtit, shoqata ruse për të drejtat e njeriut, Idite Iesom, mori 14 thirrje nga njerëz të arrestuar që ishin detyruar përmes forcës të nënshkruanin kontrata ushtarake ose në zyrat e policisë, ose direkt në zyrat e rekrutimit.
Shoqata, e cila ndihmon rusët të shmangin pjesëmarrjen në luftë, deklaroi se piku i arrestimeve u verifikua më 10 gusht. “Në korrik kishte vetëm raste të izoluara, ndërsa tani po përballemi me pikun”, deklaroi për Euronews Ivan Chuvilyaev, përfaqësues i shoqatës.
Sipas tij, njerëzit janë ndaluar në rrugë me pretekstin e kontrollit të dokumenteve për konsumim të pijeve alkoolike në publik, në vendet e punës, etj.
Edhe autoritetet e burgjeve po përdoren gjithashtu si një kanal rekrutimi, duke kërkuar për ushtarë në qendrat e vuajtjes së dënimit.
Më vete, rekrutë civilë i kanë kthyer sytë nga njerëzit në vështirësi financiare, si për shembull ata të zhytur në borxhe dhe të papunë.
“Nëse dikush ka probleme me të ardhurat, rekrutuesit do ta gjejnë. Njerëzit e kuptojnë se me çfarë kanë të bëjnë vetëm atëherë kur gjithçka është bërë fakt i kryer”, tha më tej Chuvilyaev.
Që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë, në shkurt të 2022-shit, mbi 80 mijë persona janë kërkuar këshilla nga shoqata Idite Iesom, për t’i shpëtuar rekrutimit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.