Bota

FRONTEX: Rënie drastike e numrit të emigrantëve që mbërrijnë në Greqi

Rënia e këtij numri është rezultat i disa faktorëve, përfshirë marrëveshjen BE-Turqi, dhe kontrollet më të rrepta të kufirit nga ana e Maqedonisë,

Numri i emigrantëve të cilët gjatë muajit prill kanë arritur në ishujt e Greqisë ka rënë me 90 përqind krahasuar me muajin paraprak, ose rreth 2700.

Siç thuhet në njoftimin e FRONTEX-it, rënia e këtij numri është rezultat i disa faktorëve, përfshirë marrëveshjen BE-Turqi, dhe kontrollet më të rrepta të kufirit nga ana e Maqedonisë.

“Ulja e numrit të të ardhurve në ishujt grek është drastike. Totali i tërë prillit është nën numrin e njerëzve të cilët i kemi parë të vijnë në ishullin Lesbos përgjatë një dite të vetme, vitin e kaluar”, deklaroi drejtori i Përgjithshëm i FRONTEX-it, Fabrice Leggeri.

Shtetasit e Sirisë mbeten më të shumtë në numër nga ata që vijnë në ishujt e Greqisë, ndërsa pas tyre janë shtetasit e Pakistanit, Afganistanit dhe Irakut.

-Mesdheu Qendror-

Si pasojë e rënies drastike të numrit të të ardhurve në ishujt e Greqisë, numri i emigrantëve të cilët kanë shkuar në Itali për herë të parë nga qershori i vitit 2015-të, tejkalon numrin e të shkuarve në Greqi.

Shtetasit e Eritresë, Egjiptit dhe Nigerisë llogariten më të shumtët në këtë rrugë, ndërkohë që nuk shfaqen sinjale të reja për ndërrim eventual të rrugës lindore të Mesdheut.

Ballkani Perëndimor

Rënia drastike e numrit të emigrantëve të cilëve u lejohet hyrja në Maqedoni nga Greqia, vazhdoi të ketë ndikim në “Rrugën Ballkanike”.

Numri i emigrantëve në kufijtë e jashtëm të BE-së, në rajon, në muajin prill ka rënë ME 25 përqind krahasuar me muajin mars, ku numri i tyre ishte 3. 830. Krahasuar me prillin e vitit 2015, ky numër është përgjysmuar.
Të dhënat e paraqitura në këtë deklaratë i referohen numrit të zbulimeve të kalimeve ilegale në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

I njëjti person mund të bëjë përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë të parregullt disa herë në vende të ndryshme në kufirin e jashtëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button