🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 25 Shtator 2026
S&P 500 7,708 ▲0.05%
DOW 51,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,949 ▲0.04%
NAFTA 94.14 ▼0.5%
ARI 4,318 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,487 ▼ -1.07% ETH $2,674 ▼ -0.28% XRP $1.5686 ▲ +3.59% SOL $119.4200 ▲ +2.83%
S&P 500 7,708 ▲0.05 % DOW 51,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,949 ▲0.04 % NAFTA 94.14 ▼0.5 % ARI 4,318 ▲0.46 % S&P 500 7,708 ▲0.05 % DOW 51,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,949 ▲0.04 % NAFTA 94.14 ▼0.5 % ARI 4,318 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Arte

Fshati Vuno shpallet pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për deklarimin e fshatit Vuno si pasuri kulturore e paluajtshme Qendër historike, si dhe përcaktimin e zonës së saj mbrojtëse.

Sipas vendimit, zona e Qendrës historike të fshatit Vuno përcaktohet në bazë të hartave të zonifikimit dhe koordinatave në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (KRGJSH), të cilat i bashkëlidhen vendimit.

Krahas shpalljes së qendrës historike, Qeveria ka miratuar edhe planin për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e saj dhe të zonës mbrojtëse përreth.

Me vendimin e ri shfuqizohet vendimi nr. 30, datë 20 janar 2016, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Vuno dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj të zonës së mbrojtur përreth”.

Vendimi ngarkon Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor me publikimin e hartave të qendrës historike dhe zonës mbrojtëse në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e tij në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Himarë.

Vendimi hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.