🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,736 ▲0.41%
DOW 51,737 ▲0.75%
NASDAQ 27,066 ▲0.47%
NAFTA 92.25 ▼2.49%
ARI 4,318 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,730 ▼ -0.94% ETH $2,683 ▼ -0.2% XRP $1.5621 ▲ +1.91% SOL $120.8300 ▲ +3.19%
S&P 500 7,736 ▲0.41 % DOW 51,737 ▲0.75 % NASDAQ 27,066 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,318 ▲0.47 % S&P 500 7,736 ▲0.41 % DOW 51,737 ▲0.75 % NASDAQ 27,066 ▲0.47 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,318 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Bota

ATHINË – Pesë të zhdukur pas shembjes së një ndërtese

ATHINË, 25 shtator /ATSH-ANA/ – Vijojnë kërkimet e ekipeve të zjarrfikëses në rrënojat e një ndërtese në rrugën “Lysikratous” në Athinë, e cila u shemb pas një shpërthimi dhe zjarri që shpërtheu pak pas orës 07:30 të së premtes.

Në vendngjarje ndodhen një numër i madh zjarrfikësish, përfshirë efektivë të Njësisë Speciale për Përballimin e Fatkeqësive (EMAK), të cilët po përdorin pajisje të specializuara, kamera termike dhe një qen të trajnuar për kërkime, në përpjekje për të gjetur persona që mund të jenë të bllokuar nën rrënoja.

Sipas të dhënave të fundit, pesë persona rezultojnë të zhdukur.

Dyshohet se ata qëndronin në katin e parë dhe të dytë të ndërtesës.

Në katin e dytë besohet se jetonte një çift i moshuar, ndërsa në katin e parë ndodheshin tre turistë, të cilët dyshohet se ishin shtetas amerikanë dhe kishin marrë me qira një apartament për një qëndrim afatshkurtër.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse këta persona ndodheshin brenda ndërtesës në momentin e shpërthimit.

Kryetari i bashkisë së Athinës, Haris Doukas, i cili mbërriti në vendngjarje, deklaroi se situata ishte shumë komplekse dhe se kërkimet po vijonin intensivisht.

“Ka persona të zhdukur. Kjo është një situatë shumë komplekse dhe kërkimi është në zhvillim të plotë”, tha Doukas, duke shtuar se ekipet e kërkim-shpëtimit po përdorin edhe qen të trajnuar.

Në zonë janë vendosur gjithashtu dronë për të krijuar një pamje më të qartë të situatës, ndërsa shërbimet bashkiake po vlerësojnë dëmet e mundshme në ndërtesat përreth.

Sa i përket shkakut të shpërthimit, Doukas tha se, sipas informacionit që kishte marrë, dyshohej për një problem të lidhur me gazin. Hetimet pritet të përcaktojnë shkaqet e sakta të incidentit.

Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e Policisë dhe ambulancat e Qendrës Kombëtare për Ndihmën e Shpejtë (EKAB).

Ndërkohë, makineri të rënda të vëna në dispozicion nga Bashkia e Athinës po largojnë rrënojat dhe mbetjet nga zona e shembjes, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vijon./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.