☁️
Tiranë 18°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 94.94 ▼0.16%
ARI 4,178 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,303 ▼ -2.39% ETH $2,373 ▼ -5.12% XRP $1.3175 ▼ -3.72% SOL $103.0500 ▼ -3.44%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 94.94 ▼0.16 % ARI 4,178 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

FSHZH shpall fituesit e kontratës 7.8 milionë euro për ndërhyrje në rrugët e gjashtë qarqeve

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka shpallur fituesit e tenderit për përmirësimin e shtresave asfaltike në gjashtë qarqe të vendit, me një ofertë fituese prej 734.4 milionë lekësh, ose rreth 7.8 milionë euro.

Kontrata është fituar nga një bashkim i katër kompanive, të cilat kanë ofruar një çmim rreth 41% më të ulët se fondi limit i procedurës.

Sipas njoftimit të datës 13 tetor, bashkimi i kompanive “Shkëlqimi 07”, “R.S.&M”, “Grand Konstruksion M” dhe “FLED” është shpallur fitues i procedurës “Ndërhyrje për përmirësimin e shtresave asfaltike – Faza V”, që përfshin qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër. Fondi limit i tenderit ishte 1.25 miliardë lekë, ose rreth 13.3 milionë euro, pa TVSH.

Në garë morën pjesë 12 operatorë dhe bashkime operatorësh ekonomikë. Bashkimi fitues siguroi 292.8 pikë në vlerësimin përfundimtar, ndërsa në vendin e dytë u rendit kompania “Alb-Star”, me një ofertë prej 740.9 milionë lekësh dhe 263.1 pikë.

Ndërhyrjet në rrugët e gjashtë qarqeve

Sipas raportit teknik të projektit, punimet do të përqendrohen në rehabilitimin e segmenteve rrugore ku janë konstatuar dëmtime të shtresave asfaltike dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve. FSHZH parashikon që akset ku do të realizohen ndërhyrjet të përzgjidhen pas verifikimeve në terren, duke marrë në konsideratë edhe kërkesat dhe prioritetet e njësive të vetëqeverisjes vendore.

Prioritet do të kenë edhe rrugët që lidhin zonat turistike dhe territoret me potencial për zhvillim ekonomik. Punimet e parashikuara përfshijnë frezimin e asfaltit ekzistues, vendosjen e shtresave të reja asfaltike, përforcimin e strukturës rrugore në segmentet me dëmtime më të thella, si dhe sistemimin e kanaleve kulluese dhe bankinave.

Në varësi të gjendjes teknike të rrugëve, ndërhyrjet mund të variojnë nga riparime sipërfaqësore deri te rindërtimi i shtresave rrugore në segmentet ku janë konstatuar dëmtime të konsiderueshme. Projekti parashikon gjithashtu punime për kullimin e ujërave në zonat e banuara dhe segmentet me pjerrësi të madhe, përfshirë ndërtimin e kunetave, bordurave dhe elementeve të tjera të sistemit të drenazhimit.

Procedura është zhvilluar në formën e një marrëveshjeje kuadër me kohëzgjatje 24 muaj, ndërsa financimi është parashikuar në programet buxhetore për periudhën 2026-2028./N.Maho

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.