☁️
Tiranë 19°C · Vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 91.84 ▼2.03%
ARI 4,207 ▲0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,412 ▼ -0.12% ETH $2,501 ▼ -2.19% XRP $1.3630 ▼ -2.87% SOL $106.6900 ▼ -4.43%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.84 ▼2.03 % ARI 4,207 ▲0.39 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 91.84 ▼2.03 % ARI 4,207 ▲0.39 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Garancia Sovrane në bujqësi, Salla: Mbështetje edhe për eksportuesit e bimëve mjekësore

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi në Bradashesh të Elbasanit sipërmarrjen familjare “Çela Herbal”, e cila prej më shumë se 30 vitesh merret me grumbullimin dhe tregtimin e bimëve medicinale shqiptare, duke bashkëpunuar me rreth 400 fermerë nga e gjithë Shqipëria dhe duke eksportuar rreth 400 tonë produkte në vit, kryesisht drejt tregjeve europiane.

Gjatë vizitës, Ministri Salla u njoh nga afër me aktivitetin e sipërmarrjes së drejtuar nga Aleksandër Çela, e cila grumbullon mbi 100 lloje bimësh medicinale dhe aromatike, me destinacione eksporti si Gjermania, Polonia, Italia, Franca dhe Greqia.

Në fokus të bashkëbisedimit ishte mbështetja financiare për zgjerimin e aktivitetit, investimet në makineri dhe teknologji të reja, si dhe përfitimet e fermerëve nga skema e kompensimit 10% të faturave të shitjes.

“Garancia Sovrane është në mbështetjen tuaj. Pikërisht biznesin që ju keni e mbulon shumë mirë për makineritë dhe ju dyfishoni të gjithë sipërmarrjen tuaj. Është deri në një shumë prej 2 milionë eurosh, me një garanci të shtetit, me një përqindje 2 deri në 3%”, u shpreh Ministri Salla, duke prezantuar mundësitë e financimit përmes Kredisë së Butë me Garancinë Sovrane.

Ministri theksoi gjithashtu se institucionet janë në dispozicion të sipërmarrjeve për t’i orientuar dhe asistuar gjatë procesit të aplikimit.

“Nëse do t’ju duhet ndihmë, ne jemi të gatshëm t’ju asistojmë për të gjitha procedurat që nevojiten, në mënyrë që të mos keni problematika në dokumentacion apo në procedurat që do të ndiqen për të përfituar nga Garancia Sovrane”, tha Salla.

Një tjetër çështje e rëndësishme ishte kompensimi 10% i faturave të shitjes për fermerët që furnizojnë sipërmarrjen me bimë medicinale. Ministri Salla vlerësoi bashkëpunimin me fermerët dhe praktikën e lëshimit të autofaturave, e cila u mundëson atyre të përfitojnë nga mbështetja shtetërore.

“Përveç pagesës që kryeni ju, edhe shteti jep 10% për çdo faturë. Kjo ka rëndësi, sepse deri tani, sipas të dhënave të tatimeve, ka kaluar 14 milionë euro në gjashtëmujorin e parë”, u shpreh Ministri.

Nga ana e tij, Aleksandër Çela konfirmoi interesin për zgjerimin e aktivitetit dhe përfitimet që kompensimi 10% u ka sjellë fermerëve bashkëpunëtorë, duke theksuar se kjo mbështetje i nxit ata të rrisin prodhimin dhe të vijojnë furnizimin e sipërmarrjes me lëndë të parë.

Në përfundim të vizitës, Ministri Salla ritheksoi angazhimin për të mbështetur sipërmarrjet që investojnë në përpunimin dhe eksportin e produkteve shqiptare, duke krijuar njëkohësisht më shumë mundësi ekonomike për fermerët.

“Duam që ju të punoni dhe ta dyfishoni punën tuaj, së bashku me 400 fermerët që keni në të gjithë Shqipërinë”, përfundoi Ministri Salla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.