☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,693 ▼0.2%
DOW 53,131 ▼0.62%
NASDAQ 26,232 ▼0.38%
NAFTA 86.67 ▲2.7%
ARI 4,538 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▲ +10.21% ETH $2,275 ▲ +17.76% XRP $1.2086 ▲ +18.78% SOL $86.7800 ▲ +10.58%
S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,131 ▼0.62 % NASDAQ 26,232 ▼0.38 % NAFTA 86.67 ▲2.7 % ARI 4,538 ▼0.17 % S&P 500 7,693 ▼0.2 % DOW 53,131 ▼0.62 % NASDAQ 26,232 ▼0.38 % NAFTA 86.67 ▲2.7 % ARI 4,538 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Kosova

FSK investon në profesionalizimin dhe aftësimin e personelit ushtarak

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin për snajper me qëllim të ngritjes së kapaciteteve luftarake dhe avancimit të aftësive profesionale të personelit ushtarak.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se trajnimi kishte për synim certifikimin e pjesëtarëve si snajperistë operativë, të aftë për të vepruar sipas standardeve moderne ushtarake dhe për të përdorur sisteme të ndryshme të armëve në misione të ndryshme operative.

“Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi në qitje precize, taktika fushore, kamuflim, vëzhgim, lëvizje taktike dhe zbatimin e procedurave operacionale në terren”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të investojë në zhvillimin profesional dhe operacional të personelit të saj, duke ngritur gatishmërinë dhe kapacitetet e forcës në përputhje me standardet më të larta ushtarake. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.