Qëlloi me armë zjarri para banesës së ish-bashkëjetueses, arrestohet 37-vjeçari në Roskovec
Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia në Roskovec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Luar, në Roskovec. Pas njoftimit për të shtëna me armë zjarri, shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, nisën veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e personit të dyshuar.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit me inicialet B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec.
Sipas hetimeve paraprake, 37-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri për motive të dobëta, përpara banesës së ish-bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndojnë dyshimet për veprat penale të “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhunës në familje” dhe “Veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.