Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.06 ▼15.84%
ARI 4,825 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,694 ▲ +3.83% ETH $2,251 ▲ +5.93% XRP $1.3804 ▲ +4.62% SOL $84.6800 ▲ +5.46%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.06 ▼15.84 % ARI 4,825 ▲2.99 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.06 ▼15.84 % ARI 4,825 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Fule, letër Tahirit: Operacionet, të suksesshme. KE, mbështetje për reformat

fule-kuvendi-dhe-qeveria-duhet-t-euml-krijohen-urgjentisht_hdKomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, permes nje letre drejtuar ministrit te Brendshem, Saimir Tahiri, vlerëson rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut.

“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit Tahiri.

Duke vlerësuar angazhimin personal dhe institucional të Ministrit Tahiri, Komisioneri thekson se operacionet e suksesshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur.

“Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë”, thekson Fyle në letrën drejtuar Ministrit Tahiri.

Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare.

“Komisioni është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për
reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare. Por, është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj- zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor”, e mbyll Komisioneri Fyle letrën, drejtuar Ministrit Tahiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.