🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 95.75 ▼8.04%
ARI 3,956 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,891 ▼ -1.35% ETH $2,253 ▼ -0.51% XRP $1.2490 ▼ -0.07% SOL $91.7600 ▼ -2.77%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 95.75 ▼8.04 % ARI 3,956 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Fundjava e fundit e gushtit dynd edhe më shumë pushuesit kosovarë drejt Shqipërisë, kolonë mjetesh dhe radhë në Morinë,

Mëngjesi i kësaj të shtune (29 gusht) nisi po me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën e përbashkët kufitare të Morinit.

Duket se qytetarët e Kosovës po shfrytëzojnë edhe fundjavën e fundit të gushtit për ta kaluar pranë bregdetit. Numri më i lartë i mjeteve u shënua mes orës 5 deri në orën 7 të mëngjesit.

Policia kufitare operoi me procedurën e përshpejtuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për automjetet me targa të Kosovës e Shqipërisë, gjithsesi herë pas here krijohen kolona të gjata mjetesh deri në thellësi të territorit të Kosovës.

Pushuesit thonë se po shfrytëzojnë temperaturat e favorshme për të kaluar ditët e fundit të verës në bregdetin shqiptar, edhe pse për shumë prej tyre kjo është një tjetër vizitë gjatë këtij sezoni.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 52 mijë e 864 shtetas dhe 13 mijë e 531 automjete.

Për qytetarët e Kosovës kjo javë e fundit e gushtit shënon edhe mbylljen e sezonit të pushimeve edhe për një arsye tjetër, pasi ndryshe nga Shqipëria, në Kosovë procesi mësimor 2026-2027 nis më datën 1 shtator.

Pavarësisht këtij fakti, procedura e kalimit të kufirit pa kontrolle për mjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës është në fuqi deri më datën 30 shtator. Sipas marrëveshjes ndërqeveritare, kjo procedurë aplikohet në dy sezone, përkatësisht për sezonin e verës nga data 1 maj deri më 30 shtator dhe 1 nëntor deri më 28 shkurt për sezonin e dimrit.

Përgjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, funksionojnë 5 pika të kalimit kufitar dhe 22 vendkalime të lehtësuara për qytetarët e brezit kufitar në distancat 30 km nga vija e kufirit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.