Kronika

Furgoni del nga rruga në aksin Korçë-Bilisht, 1 i vdekur, 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Korçë-Bilisht, ku një furgon ka dalë nga rruga e për pasojë një person ka mbetur i vdekur e 4 të tjerë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Plasës, ndërsa në furgon udhëtonin punonjës policie të burgut të Drenovës, të cilët ishin duke u kthyer nga një ceremoni mortore. Mësohet se viktima është shtetasi Fatmir Islamaj, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Ndërkohë, 3 prej të plagosurve janë shtetasit Agim Beshi, Neshat Olldashi dhe Luan Kreka.

Sipas policisë, fillimisht, furgoni me targa AA 519 EX është përplasur me një automjet me targa AA 251 EP, e më pas ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button